E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skela, vlerësime të dobëta në Askoli-Sampdoria

Askoli arriti të dielën barazimin e dyte në shtëpi dhe të tretin rresht në kampionat me Sampdorian. Për Askolin si zëvendësues luajti edhe futbollisti i kombëtares shqiptare Ervin Skela, por në njëzet minuta të aktivizimit të tij (Skela hyri në vend të Paolo Zanetit), nuk mundi të tregojë asgjë nga repertori i tij duke u vlerësuar me notën 5 (nga goal.it) dhe 5.5 (nga datasport.it). Askoli shënoi gol në minutën e 15-të të pjesës së parë me anë të Mark Delvekios.
Skela u fut në lojë vetëm pesë minuta pas shënimit të golit nga Xhenaro Delvekio i Sampdorias (goli i tij i parë pas një viti shterpë), por nuk mundi të ndikojë që Askoli të arrinte një fitore shtëpiake.
Pas ndeshjes, trajneri i Askolit, Teser u shpreh se skuadra e tij e nisi lojën shumë e lodhur, ndërsa për rezultatin (1-10, pohoi se formaconi i tij pagoi gabimet e veta të kryera: "Sampdoria nuk gjuajti asnjëherë në portë pjesën e dytë".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›