Myslimane e te krishtere bashke per njeri-tjetrin
RRFENJ/Ka ndodhur ne Delvine ne fillim te viteve 40. Vexhi Ymeri 76 vjec tregon se si babai i tij hoxhe Vaid Ymeri u arrestua nga greket e u shpetua nga nje i krishtere shqiptar e se si nje vit me vone ky hoxhe shpetoi te krishteret nga nje hakmarrje e leberve te zones
Vexhi Ymeri eshte 76 vjec dhe sot kujton ne cdo detaj ate ngjarje femijerie qe zor se i shlyhet nga mendja. Dhe per ate ajo nuk eshte thjesht nje ngjarje me babane e familjen e tij por i perket dhe qytetit Delvines historise se treves dhe madje dhe mbare Shqiperise per ate qe me te madhe deklamohet tolerances se pangjashme fetare.
Madje per te ajo ndodhi e viteve 41-42 duhet te zere vend dhe ne muzeun qe Edi Rama ka ideuar ne qender te kryeqytetit muzeun e tolerances dhe bashkejeteses fetare
Arrestimi i hoxhes
Vexhi Ymeri eshte i biri i Vaid Ali Ymerit nje hoxhe i njohur i Delvines ne vitet 40 pjese e nje familjeje me tradita fetare brez pas brezi. Dhe sic rrefen i biri ne vitin 41 ne periudhen e luftes italo-greke xhandare greke ne Delvine bejne te paimagjinueshem duke arrestuar hoxhe Vaidin me pretendimin se ai mbante arme.
Vexhiu vazhdon me tej Ma arrestuan babane dhe nena me tha qe te shkoja ne lagjen Llake lagje e krishtere dhe te njoftoja per ate qe kishte ndodhur Spiro Ndrekon nje njeri me autoritet ne radhet e te krishtereve te asaj kohe. Te oborri i shtepise hasa te shoqen qe po lante rrobat dhe e pyeta se ku eshte xhaxhi Spiro - sic i thosha per respekt.
- E xhaxhi kishte qene ne ballkon kur po i sqaroja te zonjes se si qendronte puna. Spiroja u vesh menjehere dhe shkoi te xhandaret greke duke iu folur ashper atyre e duke iu thene se nuk mund te arrestonin nje figure te respektuar nga nje zone e tere sic qe hoxhe Vaidi sikur dhe top te mbante ne shtepi.
Nderkohe babai u tha xhandareve greke se nuk mbante asnje lloj arme as per njerez e as per kafshe. Xhandaret u detyruan ta lirojne dhe i pari prej tyre se bashku me Spiron erdhi ne shtepi si shenje ndjese ku u qeras me embelsira sipas tradites myslimane.
Dhe kur doli ne porten e shtepise vuri nje shenje jo kryq por dicka si pune kodi qe ajo shtepi nuk mund te prekej nga asnje grek- kujton Vexhiu
Hoxhe Vaidi mbron te krishteret nga hakmarrja
Nje vit me vone - sic rrefen i biri i hoxhe Vaidit - do te ndodhte qe historia te kthehej me koke poshte.
Greket ikin nga Delvina por kjo nxiti disa banore te Rezomes se Laberise qe te vinin dhe te hakmerren ndaj llaqioteve banoret e lagjes Llake me pretendimin se ata duke u bere pale me grekun kishin sulmuar e demtuar prona te tyre.
Vexhiu vijon rrefimin Ishin rreth 20 leber te armatosur te cilet erdhen ne Delvine per te sulmuar Llaken pasi greket kishin ikur.
Babai nuk o mor shume me pretendimet e tyre por u vu ne mbrojtje te lagjes duke i paralajmeruar leberit e armatosur se dy djemte e tij me nga 20 njerez nga pas ishin pergatitur qe ti benin balle ketij sulmi ndaj bashkeqytetareve te tyre te krishtere.
Nderkohe gjate komunikimit me ta ne hyrje te Llakes bente gjoja sikur paralajmeronte djemte me trimat e tyre qe te qendronin gati ne pritje te urdhrit. Kjo beri qe ata 20 burra nga Kurveleshi te terhiqeshin nga te krishteret te Llakes ku mes tyre ishte dhe Spiro Ndreko ai burre qe mbrojti nje vit me pare babane te mos u cenohej asnje qime floku.
Per Vexhi Ymerin keto jane ndodhi shume kuptimplote sepse vertet Delvina trashegon nje pasuri te jashtezakonshme te bashkejeteses fetare.
Te pamundurat varre greke
Historite me varre ushtaresh greke ne Shqiperi Vexhi Ymeri i percjell me shqetesim dhe thote se te tilla sajesa mund te demtojne nje bashkejetese model qe ashtu sic e kane myslimanet e te krishteret e ketij vendi duhet ta kene dhe shqiptaret me fqinjet e tyre greke.
Sa per Delvinen ai ka pasur fatin qe si ish-drejtues i ndermarrjes komunale ne Delvine ne mes te viteve 60 te ishte i pranishem ne nxjerrjen e eshtrave te me pak se dhjete ushtareve greke te cilet u derguan ne Greqi.
Madje mes tyre - thote ai ishin dhe eshtrat e dy ushtareve italiane qe se bashku me nje te trete prehen ne varrezat e deshmoreve te qytetit. Keshtu qe sipas Vexhiut nese nje dite do te ngrihej nje pretendim i tille dhe ne Delvine kjo do te ishte absurde sepse ai kembengul qe i ka pare vete ato eshtra kur jane nxjerre e jane derguar ne shtetin fqinj.