E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hero apo tradhtar

Bradley Manning i dyshuari kryesor per dhenien e dokumenteve tek WikiLeaks

Per publikimin e rreth 90 mije dokumenteve sekrete te misionit ne Afganistan mendohet te jete pergjegjes nje njeri me emrin Bradley Manning. Per disa ai eshte hero per disa te tjere tradhtar.


Bradley Manning ka njoftuar ne blogun e tij se ka dashur te hape nje diskutim mbareboteror. Une dua tiu them njerezve te verteten ... sepse pa informacione publiku nuk mund te marre vendime te informuara.


Bradley Manning ka lindur me 1987 ne shtetin federal amerikan te Oklahomes. E ema e tij eshte britanike i ati ushtar amerikan. Kur prinderit ndahen ne vitin 2001 ai shkon me te emen ne Uells ku shkon dhe ne shkolle. Ne vitin 2006 kthehet ne SHBA ku jeton me pune te rastesishme dhe udheton andej-kendej.


Me vone i tregon nje hackeri se ne vitin 2006 ka qene disa kohe i pastrehe derisa gjen strehe tek tezja ne Potomac ne afersi te Uashington D.S. Atje merr disa kurse ne universitet derisa ne vitin 2007 regjistrohet ne ushtrine amerikane. Gjate pergatitjes ushtarake ne Arizona ai meson te punoje per sherbimin informativ ushtarak dhe te permbledhe dokumente sekrete.


Budalla kompjuteri gjaknxehte


Gati te gjithe njerezit qe e kane njohur Manning tregojne se ai eshte nje njeri i vetmuar. Ne shkolle se ka pasur te lehte sidomos kur ka qene ne Uells ate e kane ngacmuar gjithnje duke u pare si njeri i cuditshem.


Shoke nuk ka pasur shume me ata qe ka kontakte me te ngushta ndan pasionin per kompjuterin. Ne shume ceshtje ai ben me koken e vet per te mbrojtur mendimin e tij ngre dhe zerin. Nje ish-shok i shkolles e tregon si pak gjaknxehte.


Ai vete e quan veten humanist jo fetar kete e shkruan edhe ne vareset e celesave qe i ben vete. Ne ushtri ka pritur gjithe kohen qe ta perzene per shkak te sjelljes se papershtatshme.

Zedhenesi i min. afgane te Mbrojtjes Mohammad Zahir Azimi dhe zedhenesi i ISAF-it gjenerali Josef Blotz Bildunterschrift Groansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Zedhenesi i min. afgane te Mbrojtjes Mohammad Zahir Azimi dhe zedhenesi i ISAF-it gjenerali Josef Blotz


Nga tifoz ushtrie ne rrezik sigurie


Qe kur ka qene i mitur Manning ka thene se endrra e tij eshte te behet ushtar. Ne fillim te qendrimit ne ushtri ai eshte perkushtuar me gjithe zemer. Gjithcka ndryshon kur shikon se si policia irakiane arreston 15 vete sepse zoterojne shkrime antiirakiane. Ne to behej fjale per kritike ndaj kryeministrit Nouri al-Maliki.


Me vone atij i behet e qarte sic shkruan edhe vete Une jam krejtesisht kunder asaj per te cilin jam aktiv. Qe prej ketij momenti ai i kushtohet me shume ceshtjeve sociale.


Si homoseksual i deklaruar lufton per transparence me te madhe ne ceshtjet e homoseksualitetit ne ushtri.
Kur qendron si i dislokuar ne Bagdad fillon te perdore njohurite e tij ne kompjuter jo me per punedhenesin por kunder tij.


Ai ka akses ne dokumente sekrete dhe akuzohet ti kete derguar WikiLeaks-it ne prill te 2010-es regjistrime ne video ku shihet si nga nje helikopter ushtaret amerikane qellojne mbi irakianet. Ne chat me hackerin Lamo ai thote se zoteron mbase sasine me te madhe te dokumenteve te vjedhura ne historine e Amerikes.


Faktin qe nuk ka pasur hezitime per ti shperndare materialet e tregon ne nje chat tjeter Sikur te kishe akses ne dokumente sekrete 14 ore ne dite shtate dite te javes me shume se tete muaj me radhe atehere cfare do te beje ti Kesaj pyetjeje Manning duhet ti pergjigjet para hetuesve ne Uashington. Aty ai ndodhet ne burg.


DICITURE 1


Themeluesi i Wikileaks Julian Assange djathtas flet gjate nje konference shtypi ne Londer me 23 tetor lidhur me botimin e dokumenteve per keqtrajtimin e te burgosurve irakiane

2
Bradley Manning - specialisti i kompjutereve ne ushtrine amerikane dyshohet si informator

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›