E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekzekutim per larje hesapesh ne kryeqytet

Erald Gjonaj 25 vjec banues ne bulevardin Gjergj Fishta u gjet i vrare ne rrethana te panjohura


I vrari njihej si perdorues droge ndersa nga policia ishte i skeduar per shitje narkotikesh e grabitje ne rruge


TIRANE- Studenti i skeduar nga policia per vjedhje dhe grabitje me dhune ekzekutohet per pazare droge ne kryeqytet. Erald Gjonaj 25 vjec me banin ne kryeqytet ne bulevardin Gjergj Fishta prane kolaudimit u gjet i vrare prane shkolles 9- vjecare Vasil Shanto ne kryeqytet.


Gjonaj 25 vjec student i nje prej universiteteve private ne Tirane sipas burimeve te policise eshte vrare te dielen ne bulevardin Bajram Curri ne pjesen e pasme te nje ndertese ne rrethana ende te panjohura. Burimet e policise thane dje per Shekullin se 25- vjecari nga Tirana dyshohet se eshte ekzekutuar me arme me silenciator pasi ne vendin ku eshte gjetur i riu nuk jane degjuar krisma armesh.


Nje dyshim tjeter i hetuesve eshte se viktima mund te jete vrare ne nje vend tjeter dhe me pas te jete tansportuar dhe hedhur ne vendin ku eshte gjetur.


Po keshtu ne vendin e ngjarjes ekspertet e policise nuk kane gjetur dhe nuk kane administruar gezhoja plumbash te ndonje arme qe mund te kete qelluar 25- vjecarin Gjonaj.


Keto rrethana kane detyruar policine te dyshoje se viktima mund te jete qelluar nga nje arme e cila ka qene futur ne nje send apo mbajtese qe mund te kete pritur gezhojat. Nga ekzaminimi i kryer prej eksperteve kriminaliste dhe mjeko- ligjore policia ka konstatuar se 25- vjecari eshte ekzekutuar me nje arme zjarri tip pistolete ndersa plumbin e ka marre ne gjoks.


Pas kryerjes se veprimeve te para ne vendin e ngjarjes policia ka marre deshmi te personave te ndryshem qe kane gjetur trupin e te riut. Keta te fundit kane dhene deklarime mbi rrethanat e gjetjes dhe njohjen e mundshme te tij me persona te ndryshem. Me pas ne morgun e Tiranes policia dhe mjeket ligjore kane percaktuar pa shume mundim se shkaku i vdekjes se tij kishte ardhur nga plumbi i marre ne gjoks.


Hetimi

Pas identifikimit te te riut policia ka nisur verifikimet e para ndersa ka konfirmuar se ai me pare kishte qene kontigjent i policise.


Sipas burimeve viktima ka qene i skeduar nga hetuesit si person me precedente penale kryesisht me tendence vjedhjet me dhune ne rruge ndaj grave apo femrave duke iu marre atyre canta apo sende me vlere si varese apo bizhuteri.


Po keshtu hetuesit thane se i riu ka qene me pare i shoqeruar dhe i skeduar edhe per tendencen e shitjes dhe shperndarjes se lendeve narkotike si heroine apo marijuane.


Po ashtu ai njihej edhe vete si perdorues i lendeve narkotike. Dyshimet e policise jane drejtuar se viktima mund te jete vrare per larje hesapesh nga pjesetare te grupit te shperndaresve te droges ku ai ka bere pjese ose si pasoje e perplasjeve te mundshme me persona qe kane pasur lidhje me krimet e dyshuara ndaj tij kryesisht vjedhjet me dhune ne rruge.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›