E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendlindja kerkon eshtrat e ajupit

Situata ku prej vitesh ndodhen varret e rilindasve eshte e turpshme edhe pse nuk i kemi ndalur perpjekjet tona.


Shume vite me pare i sollem eshtrat e ajupit nga Kajro Egjipt qe te prehej ne atdhe. Tashme jane banoret e Sheperit qe i kerkojne per ti rivarrosur atje ku do te kene edhe perkujdesje


GJIROKASTR- Banoret e fshatit Sheper kerkojne eshtrat e rilindasit Andon Zako ajupi. Per ta nderuar ate sic e meriton duke qene se ne Gjirokaster eshte thuajse harruar. Mesa duket fshati i vogel i emrave te medhenj ndihet i fyer.


Forumi per mbrojtjen e Gjirokastres rikthen nje shqetesim mjaft te madh qe lidhet me gjendjen e mjerueshme te varreve te pese rilindasve te shquar vellezerve erciz e Bajo Topulli ajupi Pandeli Sotiri e Koto Hoxhi.


Forumi


Nisma e banoreve te fshatit Sheper ne krahinen e Zagorise vendlindja e rilindasit te shquar Andon Zako ajupi per terheqjen e eshtrave nga Gjirokastra dhe rivarrimin e tyre ne vendin ku poeti u lind eshte prezantuar gjate nje takimi qe Forumi per mbrojtjen e Gjirokastres ka zhvilluar me studente te deges se historise ne universitetin Eqrem abej nga Agim Mero kryetari i forumit. Sipas tij eshte e turpshme gjendja ne te cilen jane lene varret e pese rilindasve kombetare ku prej vitesh nuk eshte bere asnje nderhyrje.


Situata ku prej vitesh ndodhen varret e rilindasve eshte e turpshme edhe pse nuk i kemi ndalur perjekjet tona. Kemi marre takim disa vite me pare me kryetarin e bashkise Flamur Bime i cili deklaroi se nuk kishte fonde. Me tej i derguam nje leter kryeministrit Berisha i cili ia delegoi Ministrise se Arsimit por asgje nuk ndryshoi dhe tashme jemi ne kete gjendje ku monumenti eshte gjysme i thyer varret nuk dihet se te kujt jane.


Shume vite me pare i sollem eshtrat e ajupit nga Kajro Egjipt qe te prehej ne atdhe. Tashme jane banoret e Sheperit qe i kerkojne per ti rivarrosur atje ku do te kene edhe perkujdesje -eshte shprehur Agim Mero.


Varret e rilindasve


Kodra e rilindasve ndodhet ne lagjen Punetore te qytetit te Gjirokastres ne nje pjese te ngritur fare prane shkolles 9- vjecare qe mban emrin e njerit prej tyre Andon Zako ajupi.


Pas clirimit te vendit u mendua qe pese rilindasit e shquar te preheshin ne kete vend dhe per kete arsye e ne kujtim te tyre u ngrit obelisku dhe vendi mori emrin Kodra e rilindasve.


Per shume vjet me radhe ky vend mirembahej ashtu sikurse te gjitha vendet e tjere me histori dhe ne mjaft raste vizitohej jo vetem nga qytetaret por edhe nga te huaj. Pas viteve 1990 varret dhe obelisku pesuan mjaft demtime te konsiderueshme te cilat vazhdojne te jene prezente edhe sot.


Nga ana tjeter edhe mungesa e investimeve per shume vite me radhe beri punen e vet pasi dite pas dite kjo pjese e historise shkoi drejt degradimit total te saj.


Aktualisht po harrohet edhe si vend. Nje person i rastesishem apo nje vizitor ne qytetin e gurte nuk mund ta marre kurre me mend se pikerisht ne kete vend prane obeliskut prehen eshtrat e pese patrioteve te medhenj gjirokastrite qe me veprimtarine e tyre shkruan emrin ne historine shqiptare.


Dy vellezerit luftetare erciz e Bajo Topulli shkrimtari i madh zagorit Andon Zako ajupi mesuesi i shquar Koto Hoxhi e patrioti Pandeli Sotiri gjenden aty prane njeri-tjetrit si ne luften e perbashket per liri por fatkeqesisht te harruar e te lene pas dore tashme. Pamja qe kjo koder te ofron momentalisht eshte mjaft e trishtuar.


Simboli i kombit shqiptar shqiponja e vendosur ne majen e obeliskut rreth tre meter te larte eshte plotesisht e derrmuar nga thyerjet e demtimet qe e kane lene pa koke e pa krahe ndersa shkronjat e dedikimit lexohen me zor.


Ne asnjerin prej pese varreve qe gjenden aty nuk ekziston qofte edhe nje shkronje per te treguar emrin e personit eshtrat e te cilit ndodhen dhe si te mos mjaftonte kjo te gjitha pllakat ndodhen ne gjendje mjaft te degraduar te rrethuara nga mbeturinat barerat e ferrat nderkohe qe nje kureshtar mund te mesoje vetem se ne ato pese varre ndodhen eshtrat e pese rilindasve por askush nuk mund te percaktoje me saktesi se ku prehet njeri apo tjetri.


Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›