Myslimanet Do te bojkotojme censusin nese ska transparence
Procesi i censusit te popullsise dhe banesave po shihet me dyshim edhe nga komuniteti me i madh fetar ne Shqiperi ai mysliman. Debatet kryesisht per etnine dhe fene qe jane bere muajt e fundit kane sjelle edhe reagimin e komunitetit mysliman te cilet kane kercenuar me bojkot ne rast se ky proces nuk do te jete transparent. Dje gjate dites se Fiter Bajramit komuniteti i myslimaneve te Elbasanit kane firmosur nje peticion drejtuar Komunitetit Mysliman Shqiptar per tu marre ne konsiderate. Nepermjet peticionit ata i kerkojne qeverise qe te garantoje transparence maksimale ne procesin e censusit te popullsise mbi bazen e etnise dhe fese.
Komuniteti i besimtareve myslimane te Elbasanit nepermjet ketij peticioni paralajmeroi se ne rast te evidentimit te parregullsive gjate procesi ata do te bojkotojne procesin jo vetem ne rajonin e Elbasanit por ne te gjithe vendin. Myslimanet e Elbasanit kane kerkuar gjithashtu se procesi i regjistrimit te monitorohet ne menyre te rrepte per te shmangur abuzimet qe mund te kerkojne te behen me te. Por me kete peticion ajo qe bie ne sy lidhet me faktin se censusi i qytetareve dhe banesave qe do te nise me date 1 tetor dhe do te zgjase 20 dite po kundershtohet gjithnje e me shume. Te pakenaqur nga nisma e qeverise u shfaqen pak jave me pare edhe perfaqesuesit e minoriteteve ne vend. Perfaqesuesit e pakices greke maqedonase serbo-malazeze boshnjake dhe disa te tjera kerkuan permes nje peticioni shtyrjen e procesit te regjistrimit me gjashte muaj pasi sipas tyre Komisioni i Censusit nuk eshte konsultuar me ta dhe baza ligjore e krijuar per kete nisme nuk eshte ne perputhje me konventat nderkombetare. Ata paraqiten edhe nje draft me pikat qe kundershtojne dhe kerkesat e tyre duke ia drejtuar ate perfaqesuesve me te larte te shtetit shqiptar por edhe shume ambasadoreve perendimore te akredituar ne Tirane.
Shoqatat e minoritetit fillimisht kerkojne shfuqizimin e dy neneve te ligjit per censusin ne te cilat sanksionohet gjoba prej 100 mije lekesh per te gjithe ata persona qe deklarojne ne menyre te rreme gjate ketij procesi. Kjo kerkese argumentohet me faktin se keto dispozita mbysin vetedeklarimin e lire te perkatesise etnike te shtetasve te Shqiperise. Me heret kjo nisme eshte kundershtuar ashper nga Aleanca Kuq e Zi e cila drejtohet nga nenkryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise Kreshnik Spahiu. Ne terma te pergjithshem perfaqesuesit e kesaj aleance kerkojne qe ne formularin e regjistrimit te hiqen pyetjet qe kane te bejne me etnine dhe fene.