E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta në Jalë, LSI, rritje në zgjedhjet e 2013-tës

Lëvizja Socialiste për Integrim synon rritjen e mëtejshme në zgjedhjet e ardhshshme parlamentare të vitit 2013. Ndërsa është ndalur në rritjen e simpatizantëve të LSI-së, kryesisht e të rinjëve, kreu i kësaj force politike, Ilir Meta ka thënë në Jalë, para qindrave të rinjëve se forca politike që ai kryeson, po punon që të jetë dhe më e kuruar politikisht nga shqiptarë.
Këtë deklaratë, kreu i LSI e bëri nga Jala ku me qindra të rinjë nga e gjithë Shqipëria, anëtarë dhe simpatizantë të forumit rinor të Lëvizjes Socialiste për Integrim ishin në këtë kamp rinor. Për 5 ditë, kryefjalë e aktiviteteve të LRI në Jalë ishin aktivitetet politike, kulturore dhe argëtuese. Gjatë 5 ditëve të qëndrimit në Jalë, përshëndetën me fjalët e tyre, Zv. kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Edmond Haxhinasto, Nënkryetari Petrit Vasili, Kryetari i LSI-së së Tiranës, Shezai Rrokaj etj. Takimi i zhvilluar në Jalë me të rinjtë e LRI-së kishte si qëllim edhe organizmin e festës për pranimin e LRI-së në Unionin Ndërkombëtar të të Rinjve Socialistë.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›