Gjinushi: Koalicioni i Berishes dhe i Metes, ngritur mbi parime te dyshimta

Kreu i PSD-se Skender Gjinushi, ka vijuar sulmet ndaj kryeministrit Berisha dhe koalicioneve te tjera te majta. Gjate zhvillimit te punimeve te konferences se PSD dega Tirane, Gjinushi tha se ne zgjedhjet jane perballe vlera me antivlera. Kreu socialdemokrat nuk ka munguar te shkarkoje akuza dhe sulme ndaj koalicionit te djathte dhe koalicionit te partise se Metes, me ate te Petro Kocit. Gjinushi i quajti te dy keto koalicione "te ngritura mbi parime te dyshimta", ndersa garantoi fitoren e se majtes ne zgjedhjet e 28 qershorit. "Marreveshja qe ka lidhur Berisha me Ceken, Xhuvelin dhe ministrin e "Gerdecit", jane perfaqesuesit me te akuzuar per bemat me te medha ne Shqiperi duke filluar me "gjeneralin e '97", "peshkaqenin e Zemunit" dhe ministrin e "Gerdecit", urdheruesi dhe zbatuesi i ketij krimi shteteror. Pra eshte nje bashkim, pa dallim klani, pa dallim krahu, pa dallim krimi, pa dallim korrupsioni", ka deklaruar ashper Gjinushi. Por ai nuk ka kursyer ne akuzat e tij as LSI-ne dhe PSV '91. "Katarsistet qe deshen te pastronin PS nga Meta dhe metistet qe deshen te pastronin PS nga Nano, pasi nuk pastruan dot njeri-tjetrin, tani po thone te behemi bashke te pastrojme PS-ne nga Rama", tha Gjinushi. Ne fjalen e tij ai deklaroi se Berisha nuk mund te mbuloje korrupsionin, aferat dhe krimet shteterore me ngritjen e komisioneve hetimore kunder Rames, te cilet gjithmone kane marre pergjigje me vote nga populli. "Berisha nuk mund te mbuloje aferat e veta korruptive me nje komision hetimor, per leje ndertimi, nuk mund te mbuloje as Durres- Kukes, me nje dem ekonomik prej 300 milion eurosh, nuk mund te mbuloje as Gerdecin, as Fazllicin, as Jalen dhe as dhjetera skandale te tjera, qe ndodhin cdo muaj me kete qeveri. Pra kaloresit Berisha i ka ngordhur si kale beteje, por Berisha sic dihet edhe kur i ngordh kali nuk zbret por e terheq zvarre", tha Gjinushi.