Rama, padi komisionit ne Kushtetuese

Komisioni per hetimin e Rames pritet te dergohet ne Kushtetuese per t'u shpallur i paligjshem dhe antikushtetues, per shkak se jane shkelur nje sere nenesh te Aktit Themeltar te Shtetit por edhe vete ligji per ngritjen e komisioneve hetimore. Drejtoresha Juridike e bashkise se Tiranes, Migena Vishko beri te ditur dje, gjate nje deklarate per mediat, se pasi ka shqyrtuar kuadrin ligjor te Republikes se Shqiperise, mbi te cilat ngrihen komisionet hetimore parlamentare, rezultoi se komisioni parlamentar, sic kerkon mazhoranca, nuk mund te prodhoje asnje pasoje ligjore. Per kete arsye ajo i propozoi Rames t'i drejtohet Gjykates Kushtetuese, per te zgjidhur njehere e mire tere lemshin, qe sipas saj eshte krijuar per shkak te ngritjes se ketij komisioni hetimore ne prag te zgjedhjeve. Ne kete kendveshtrim, ajo e ka cilesuar si te jashteligjshem dhe antikushtetues ngritjen e Komisionit Hetimor parlamentar ndaj kryetarit te bashkise Edi Rama, per procedurat e dhenies se lejeve te ndertimit. "Pasi kam shqyrtuar kuadrin ligjor te Republikes se Shqiperise mbi te cilat ngrihen komisionet hetimore parlamentare, rezulton se komisioni parlamentar eshte i jashteligjshem dhe antikushtetues dhe nuk mund te prodhoje asnje pasoje ligjore", deklaroi Vishko. Ne te njejten kohe ajo ka nenvizuar faktin se "ngritja e komisionit vjen ne kundershtim te plote me nenin 4, pika 6 te ligjit nr. 8891, te 2 majit 2002, per "Organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore te Kuvendit, i cili percakton se keto komisione nuk mund te ngrihen 4 muaj para mbarimit te afatit te mandatit te parlamentit". Por nga ana tjeter ajo, duke e argumentuar juridikisht kete refuzim nga ana e bashkise per komisionin ndaj kryebashkiakut, i eshte referuar dhe Kushtetutes, duke e cilesuar si ne kundershtim me aktin themeltar te shtetit dhe parimet themelore te sanksionuara ne te duke perfshire, parimin e ndarjes dhe balancimit ndermjet pushteteve (neni 7) si dhe parimin e autonomise vendore (neni 13). Ne ndihme te argumentit te saj kundershtues ndaj komisionit te hetimit te Rames, Vishko ka sjelle dhe vendimet e Kushtetueses, sipas te cilave, Parlamenti i Shqiperise kurrsesi nuk mund te hetoje nje pushtet te pavarur, si pushteti lokal. "I kam propozuar kryetarit te bashkise, Edi Rama, t'i drejtohet Gjykates Kushtetuese per te shpallur antikushtetues kete komision hetimor dhe shfuqizuar kete vendim si te papajtueshem me Kushtetuten dhe njekohesisht per te marre masen e pezullimit dhe zbatimit deri ne shqyrtimin nga Gjykata Kushtetuese", tha Vishko.
Shkeljet e ligjit, sipas bashkise se Tiranes
Ngritja e komisionit vjen ne kundershtim te plote me nenin 4, pika 6 te ligjit nr. 8891, date 02.05.2002 per "Organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore te Kuvendit", i cili percakton se: "Komisionet hetimore nuk mund te ngrihen gjate 4 muajve para mbarimit te mandatit te Kuvendit".
Komisioni hetimor, i ngritur diten e enjte eshte ne kundershtim te hapur me Kushtetuten e Republikes se Shqiperise dhe parimet themelore te sanksionuara ne te, duke perfshire: parimin e ndarjes dhe balancimit ndermjet pushteteve (neni 7) si dhe parimin e autonomise vendore (neni 13).
Neni 4 i Ligjit te mesiperm, percakton se: "Komisionet hetimore te Kuvendit ngrihen dhe funksionojne mbi bazen e parimeve kushtetuese dhe rregullave te percaktuara ne kete ligj.
Vendimet e Gjykates Kushtetuese (nr.18/2003; apo vendimi nr.26/2006), shprehen qartazi se parlamenti i Shqiperise nuk mund kurrsesi te hetoje nje pushtet te pavarur si pushteti lokal.