E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skaf me droge drejt Greqise

SARANDE- Nje skaf me 300 kg hashash ne bord qe vinte nga Lazarati eshte sekuestruar ne ujerat e detit Jon ne Sarande, ndersa u arrestua nje prej te dyshuarve qe do drejtonte mjetin lundrues. Ngarkesa kishte si destinacion ishullin e Korfuzit ne Greqi, nderkohe qe te dhenat operative kane tradhtuar rrjetin e trafikanteve qe deshtuan ne momentet e fundit. Burime zyrtare thane se aksioni eshte bere mengjesin e djeshem ne vendin e quajtur "Pema e Thate", ndersa ka nisur qe prej ores 22:00 te se premtes. Ne pranga ra i dyshuari Mikel Jorgji, i njohur si shofer dhe pronar i dy kamioneve. Skafi ka qene i bllokuar, ne pronesi te nje gruaje nga Saranda, ndersa ende nuk eshte zbuluar menyra se si eshte nxjerre nga bllokazhi. Policia tha se ne kerkim eshte edhe nje person i dyte qe mendohet se eshte i perfshire ne kete rrjet.

Operacioni

Rreth ores 03:00 te mengjesit te djeshem operacioni i antidroges se Sarandes eshte konsideruar i mbyllur. Agjentet kishin marre informacion se tek vendi i quajtur "Pema e Thate", ne zonen e plazhit ne Ksamil, nje skaf me dy motore, secili me 150 kuaj fuqi dhe pese meter i gjate, me ngjyre te bardhe, ishte gati per t'u nisur drejt shtetit fqinj, Greqise. Menjehere eshte hartuar nje plan operacional dhe veprues per te parandaluar trafikun dhe kapur organizatoret. Pasi ka evidentuar saktesisht vendndodhjen e skafit dhe personave qe do ta drejtonin dhe shoqeronin lenden narkotike, e ka ngushtuar edhe me shume rrethimin ne terrenin e veshtire me shkurre dhe shkembinj. Sapo i jane afruar skafit, forcat e policise kane kerkuar qe drejtuesit e skafit te dorezohen dhe te mos kryejne asnje manover per t'u larguar apo fshehur, pasi ishin persona te identifikuar. Burime zyrtare thane se droga e llojit hashash ishte e paketuar ne 20 canta dhe secila prej tyre kishte nga 10 qese me peshe 1-2 kg secila. Mbeshtjellja ishte me leter te padepertueshme nga uji, edhe nese droga binte ne det.

Ndjekja

Edhe pse trafikantet e droges ne fillim nuk kryen asnje veprim per t'iu shmangur policise, ne kohen kur efektivet ishin afruar, njeri prej tyre eshte larguar me shpejtesi duke perfituar nga erresira dhe terreni i veshtire. Agjentet e kane ndjekur te dyshuarin, emrin e te cilit nuk e publikojne, por ai ka mundur t'i fshihej pa rene ne pranga. Burime zyrtare thane dje per "KJ" se i ndaluari eshte Mikel Jorgji, 23 vjec, banor i lagjes nr. 3 te qytetit te Sarandes, i paproceduar me pare penalisht. I dyshuari njihet si pronar i dy kamioneve dhe me profesionin e shoferit, ndersa kryente pune te ndryshme ne ndertim. Sapo ka konstatuar se Jorgji ishte njeri prej personave qe transportonte drogen dhe ishte ne skaf per te drejtuar ate, policia e ka shoqeruar ne komisariat. Skafi me ngarkesen e hashashit eshte derguar ne portin e Sarandes, ku dhe ruhet nga efektivet. Hetimet tregojne se droga do te dergohej drejt Korfuzit, kurse skafi ishte nxjerre ne rrethana te paqarta nga vendi ku ishte bllokuar pas moratoriumit. Dy te dyshuarit do te kryenin detyren e skafisteve, kurse pertej detit i prisnin persona te tjere, shqiptare dhe greke.

Pronare e skafit nje grua, mohon perfshirjen ne rrjet

Nga hetimet e kryera prej policise se Sarandes mesohet se skafi eshte prone e nje gruaje nga ky qytet. Mjeti lundrues ishte i targuar dhe matrikuluar, ndersa ishte vendosur bllokazhi ne kuader te moratoriumit per skafet. Ende nuk dihet se kur eshte nxjerre skafi nga garazhi dhe ne cilen pjese te detit eshte leshuar ne uje. Ashtu sikunder nuk eshte mesuar se cilet kane qene personat qe e kane drejtuar deri ne plazhin e "Pemes se Thate". Pronarja e skafit ka mohuar te kishte dijeni per mjetin dhe personat qe e kane marre. Kurse per lenden narkotike policia tha se mendohet qe hashashi te kete ardhur nga fshati Lazarat i Gjirokastres dhe eshte sjelle ne rruge tokesore deri ne Sarande. Gjate vitit te kaluar, fare prane vendit ku eshte kapur dje skafi me droge, tek derdhja e lumit te Bistrices, eshte kapur nje sasi e madhe narkotiku dhe ndaluar dy te rinj nga Saranda dhe Konispoli, te cilet edhe jane denuar. Pak muaj me pare, ne Delvine, jane gjetur me shume se 300 kg marihuane dhe kapur 5 persona. Burime policore thone se tendenca e trafikimit te narkotikeve nepermjet zones se Sarandes vijne ne rritje per shkak te kufirit detar dhe tokesor dhe afersise me Greqine.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›