E Diel, 1 Nëntor 2026

Nishliu, rriten shanset per te marre me shume vota ne "EuroSong" Izaura Ndoj

Rona Nishliu do te jete kengetarja e pare me origjine nga Kosova qe do te perfaqesoje Shqiperine ne "Eurovision", ku ajo do te interpretoje kengen e vleresuar pozitivisht nga kritikat ne Baku. Kenga "Suus" kete fundjave ka pasur paraqitjen e saj te pare ne skenen e "EuroSongut", por kritikat qe jane publikuar neper bloget, apo ne faqen e "Eurovizionit" kane qene mjaft pozitive ndaj perfaqesueses shqiptare Rona Nishliu. Interpretimi vokal i kenges se saj dramatike, teksti i se ciles eshte ne shqip, ishte shume bindes dhe profesional aq sa nuk pati nevoje per mbeshtetje te zerit te dyte. Por, pervec kritikave pozitive, kosovarja Rona Nishliu ka shanse qe te jete pretendente per shkak te votave qe ajo do te marre nga te gjithe trevat shqipfolese, duke perjashtuar vetem Shqiperine, e cila nuk ka te drejte vote, ashtu si te gjitha vendet pjesemarrese nuk mund te votojne kengen e tyre. Gjate daljes se saj te pare per mediat ne "EuroSong" eshte vene ne pah dhe fakti se ajo eshte me origjine nga Kosova, por ne garen e Kenges Europiane ajo perfaqeson Shqiperine. Pikerisht per kete fakt, Rona ka shpjeguar se Festivali i Kenges Shqiptare, qe vepron ne baze kombetare per perzgjedhjen e kengeve per "Eurovision", ka qene gjithmone i hapur per artiste nga Kosova. Me tej, ajo ka thene se ajo eshte e lumtur qe i eshte dhene mundesia te performoje ne skenen e "Eurovisionit" dhe ka shanse qe te votohet me se shumti edhe nga bashkekombesit e saj.

Suksesi "fillestar" i Rones

Te dielen, Nishliu pati provat e para te festivalit te "Eurovizionit" ne Baku dhe ata qe ndoqen performancen e saj, e vleresuan maksimalisht. Komenti ne faqen zyrtare eshte: "Rona Nishliu impresionoi cdokend ne arene me vokalin e saj te fuqishem. Interpretimi i kesaj kenge dramatike ishte bindes dhe mjaft profesional". "Jam shume e lumtur qe prezantoj vendim tim me nje kenge, te cilen e dua shume dhe qe ka shume domethenie per mua", - eshte shprehur vete Nishliu, ndersa nuk ka "rrefyer" per sa i perket veshjes se saj gjate performances. Nje detaj qe do te mund te mesohet me 17 maj, gjate proves se dyte perpara festivalit. Me kengen "Suus", e cila eshte kompozuar nga Florent Boshnjaku, Rona Nishliu ka fituar ne edicionin e 50-te te Festivalit te Kenges ne "RTSH". Triumfi ne kete festival tradicional te kenges shqiptare i ka mundesuar kenges "Suus" rrugetimin drejt Bakus, ne Azerbajxhan. Rona Nishliu do te paraqitet ne gjysmefinalen e pare me 22 maj, nderkaq, sipas shortit, ajo kendon e pesta me radhe. Videoklipi i kenges eshte realizuar nen regji te Bekim Lumit dhe realizim te produksionit "Koperativa". Rona Nishliu ne shkurt te ketij viti kishte incizuar kengen "Suus" ne Los Angeles, aty ku dikur kishin incizuar "The Beatles", Frank Sinatra, Ray Carles. Lady Gaga ne ditet e sotme eshte njera prej yjeve qe regjistron po ne ate vend. Tekstin e kenges "Suus" e ka shkruar vete Rona. Para se te nisej per ne Baku te Azerbajxhanit, Nishliu ka organizuar nje turne per promovimin e kenges "Suus".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›