Kane, ngre siparin Festivali i Filmit, 22 filma ne konkurrim
Ngriti siparin dje Festivali i Filmit ne Kane. Ky festival gjigant i kinematografise mbareboterore, i cili do te mbledhe per 12 dite me radhe artiste nga e gjithe bota. Komedia dominoi ne hapjen e festivalit te Filmit ne Kane, filmi "Moonrise Kingdom" i Wes Andersonit ka zgjuar vemendjen e mediave boterore. Ky film eshte edhe nje nga pretendentet kryesore nder 22 filma te tjere te perzgjedhur per te fituar cmimin e madh, "Palme d'Or" apo Palmen e Arte. Filmi i Andersonit, ne te cilin ne rolet kryesore luajne Bruce Willis dhe Bill Murray, eshte i pari qe u shfaq nga lista e filmave, te cilet jane ne konkurrence zyrtare, duke u paraprire me pare nga konferencat per media, intervistat e tapetit te kuq per premieren glamuroze te se merkures mbrema. Ne nje distance te vogel nga kasta e ketij filmi, ndodhej edhe Baron Cohen, i cili po ashtu do te rrefehet para gazetareve per filmin e tij te fundit "The Dictator". Gjykuar ne baze te sensit te tij te humorit dhe syrit teatral, komiku britanik mund te fitoje me shume vemendje, pasi ai ka adoptuar personazhin Aladeen, si nje diktator te ashper te Afrikes Veriore qe ka dale i frymezuar nga "Pranvera arabe". Festivali i Filmit po mbahet ne Kane te Frances per te 65-tin vit radhazi dhe eshte konsideruar gjithnje si festivali me prestigjioz e me i respektueshem ne te gjithe boten. Madje, kritiket e kane cilesuar shpeshhere edhe me te rendesishem se cmimet "Oskar". Gjithsesi ne tapetin e kuq te Kanes pritet te zbresin nje e nga nje te gjithe yjet e Hollivudit si Brad Pitt, Angelina Jolie, Sean Penn dhe Nicole Kidman, ne te cilin ata do te shoqerohen nga nje liste e yjeve ne rritje qe shpresojne te ngrihen ne rangun e tyre. Fundi i tij do te jete data 27 maj, ku do te ndahen edhe 22 cmimet kryesore. Ashtu si cdo vit, qindra fansa, por edhe mediat nga e gjithe bota jane zhvendosur ne Kane per te ndjekur artistet hap pas hapi. Ne 12 dite do te jepen cmime per regjisorin, skenarin, drejtorin, kostumet me te mira, do te kete vleresime apo kritika nga juria e perbere nga emra te njohur e me origjine nga te gjitha vendet e botes. Filmat qe konkurrojne kete vit jane shpallur qe me 19 prill dhe ne to, perfshihen nje pjese e madhe e filmave evropiane. Posteri zyrtar i festivalit te filmit te Kanes 2012 eshte menduar te jete portreti i aktores se famshme Marilyn Monroe, per te nderuar figuren e saj ne 50-vjetorin e vdekjes. Ajo qe kete vit ka shkaktuar debat eshte perzgjedhja e jurise, e cila perfshin italianin Nanni Moretti qe eshte edhe presidenti i jurise, aktori palestinez dhe drejtori artistik Hiam Abbas, drejtori amerikan Andrea Arnold, nje aktore franceze dhe dizajnuesi Jean Paul Gaultier etj. Por midis kenaqesise e festave te mbremjeve, do te kete edhe shume pune per t'u bere ne nje treg gjigant me qindra filma, duke shpresuar qe te sfidohet erresira ekonomike neper Europe me nje vale te re te shitjes. "Situata ekonomike ne Europe nuk eshte e mrekullueshme por a do te thote kjo se duhet ta harrojme endrren?", - ka thene Thierry Fremaux, njeri nga anetaret e ekipit organizativ. "Kriza ekonomike nuk eshte kriza e ketij viti", ka thene ai per agjencine "Reuters". "Ka pese vjet qe ne ketu ne Europe jemi ne krize. Por kemi menaxhuar menyren per t'ua kthyer njerezve endrrat dhe t'u themi se edhe ne vitin 1930 pas krizes se madhe, kinemaja ishte ne forme te mire".