Zhduken procesverbalet e notave të Renzo Bossi-t

Prokurorët kanë shkuar sërish pranë këtij universiteti për të zhvilluar hetime dhe për të sekuestruar procesverbalet, por nuk kanë mundur të gjejnë asgjë.
Kjo shton dyshimet se si është dhënë diploma për djalin e ish-liderit të Lega Nord në Itali, i cili nuk di asnjë fjalë shqip dhe se ka deklaruar publikisht se nuk ka dijeni për diplomën e marrë. Ai nuk ka qenë asnjëherë në Shqipëri.
Nga ana tjetër, universiteti bën me dije se dy vite pas studentët përfundojnë studimet, procesverbalet e notave asgjësohen, megjithëse në praktikat universitare kjo është e papranueshme, pasi studentët mund t’i tërheqin sërish notat nuk u kanë humbur ato të mëparshmet. Por, hetuesit po verifikojnë nëse një praktikë e tillë asgjësimi është për të gjithë studentët në këtë universitet. /Start/
2012-05-17 09:23