E Diel, 1 Nëntor 2026

Myslimanët në mbarë botën, nisin nesër Ramazanin

Besimtarët myslimanë, nisin të hënën muajin e shenjtë të Ramazanit. Për 30 ditë radhazi në mbarë botën, myslimanët nisin ritualin e agjërimit në shenjë përuljeje ndaj Zotit.

Besimtarët myslimanë nga e gjithë bota, e presin me shumë dashuri këtë muaj dhe kanë nisur të festojnë ardhjen e tij. Nisja e festimeve varion në disa komunitete dhe vende myslimane, nga shfaqja e hënës së plotë. Dita e parë e agjërimit ka nisur në Indonezi, vendi me përqindjen më të lartë të besimtarëve myslimanë në botë, ndërkohë Ramazani kremtohet edhe në SHBA dhe në pjesën më të madhe të Lindjes së Mesme.

Edhe myslimanët në Libi kanë festuar nisjen e Ramazanit ndërsa në Iran, agjërimi nisë të martën. Gjatë Ramazanit, myslimanët zgjohen kohë më parë se të nisë lutja e parë. Prioritet në orët e para të mëngjesit, është ushqimi, pasi me lindjen e diellit, nis dhe agjërimi. Myslimanët nuk konsumojnë asnjë lloj ushqimi, nuk kosnumojnë lëngje të ndryshme dhe as ujë, nuk tymosin duhan dhe nuk kryejnë marrdhënie seksuale deri në perëndim të diellit, kur agjërimi thyhet me një vakt që quhet "iftar” .

Muaji i shenjtë i Ramazanit, është një muaj i madhërishëm që i afron ata më pranë Zotit përmes sakrificës. Muaji i Ramazanit mbetet për këtë komunitet të madh fetar të botës, një simbol i devotshëmrisë ndaj Perëndisë dhe gjatë 30 ditëve, besimtarët përveç agjërimit shtojnë edhe vizitat miqësore, bisedat fetare dhe bëhen me të bashkuar mes tyre.

Ky muaj i begatë për besimtarët myslimanë finalizohet në fund edhe me festën më të madhe për ta, Kurban Bajramin.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›