Myslimanët pro projektit të bashkisë për varrezat 40-vjeçare
Myslimanët njësojnë qëndrimin e tyre me Bashkinë për varrezat murale. Kreu i komunitetit Haxhi Selim Muça në një prononcim për mediat ka sqaruar faktin se varrezat 40- vjeçare mund të bëhen pjesë e projektit të bashkisë për tu vendosur në varreza murale.
Më herët komunitetet fetare shprehën qëndrimin e tyre për këtë prakikë të re të varrezave në Shqipëri.
Ndërsa bashkia e Tiranës do të vazhdoj sërisht diksutimet me grupet e interesit dhe qytetarët për këtë alternativë varrezash në kohën kur Sharra është e mbyllur sepse nuk ka më tokë të lirë të vdekurit ndërsa Tufina pas disa muajsh do të ketë të njëjtin fat.