Bashkia Tirane korrupsion me linjen e urbaneve Kombinat-Kinostudio ZMK kallezon penalisht Edi Ramen

Zyra per Mbrojtjen e Konsumatoreve ka depozituar sot nje padi penale per korrupsion ndaj kryetarit te Bashkise se Tiranes Edi Rama. Kallezimi ne fjale lidhet me nje afere te pretenduar nga ZMK qe cenon interesat e qytetareve dhe taksapaguesve te rregullt. Linja e urbaneve Kombinat-Kinostudio eshte jo vetem linja me e amortizuar nder te gjitha linjat e tjera qe operojne ne kryeqytet qe ofrojne sherbimet e tyre por edhe fsheh nje intrige te madhe ku rezulton i perfshire vete kryebashkiaku. Drejtuesi i ZMK-se Altin Goxhaj shprehet se te gjitha linjat e tjera te kryeqytetit rezultojne me bilance fitimi krejt e kunderta eshte me linjen shteterore te Kombinatit e cila sipas Bashkise eshte vazhdimisht me bilance humbje.
Kjo le te kuptohet se nuk po abuzohet vetem me parate e biletave te pasagjereve por edhe me parate e taksapaguesve te cilat vihen ne dispozicion per te subvencionuar tranportin publik ne Tirane. Per me teper qe autobuzet e Linjes Kombinat Kinostudio jane te gjitha dhurate qe prej vitit 1999 ndash 2000 ne kohen kur Bashkine e Tiranes e drejtonte Albert Brojka cka tregon edhe nje vlere te ulet ne koston e sherbimit. Nga te dhenat e mbledhura nga ZMK rezulton se ne nje shumice rastesh fatorinot e kesaj linje nuk japin as bileten pasagjereve qe paguajne 30 L te reja nderkohe qe autobuzet jane te piste sepse nuk lahen me detergjente sipas standardeve te kerkuara por vetem disa here ne jave me kova me uje cka tregon edhe shpenzime te uleta ne mirembajtjen higjenike.
Gjendja e sherbimit te udhetimit eshte skandaloze pasi autobuzet ecin me ngadale ne menyre qe te mbushen me sa me shume pasagjere qe presin me dhjetra minuta neper stacione cka rrit edhe me shume fitim ne dem te qytetareve. Cdo vit Bashkia Tirane abuzon me buxhetin e subvencionimit te transportit publik duke e nxjerre me humbje linjen e dyte per numer udhetaresh ne Tirane- u shpreh ai.
Linja Bashkiake e Transportit Urban Kombinat Kinostudio eshte nje linje shteterore qe realizohet nga Parku i Transportit Urban te Udhetareve i cili megjithese disponon linjen e dyte ne Tirane per numrin e udhetareve del me humbje dhe ndaj ka 10 vjet qe subvencionohet nga Bashkia Tirane me parate e taksapaguesve shqiptar.
Ky absurditet ndodh ne nje kohe qe te gjitha linjat e tjera dalin me fitim dhe kjo linje ka 10 vjet qe del me humbje.
Po ti referohemi nje dokumenti te vitit 2006 te prodhuar nga Bashkia Tirane nuk gjejme dot materiale me te updatuara pasi ne faqen online te Bashkise Tirane kane krijuar prej vitesh nje terr te plote informativ per te fshehur te dhena me interes publik.
...