E Diel, 1 Nëntor 2026

Fletet e votimit debate ne KQZ shtyhet mbledhja. Kosovrasti Te presim derisa PS te ktheje pergjigje per propozimet e PD

17-09-2010 / Gazeta 55

UPDATE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zhvilloi sot mbledhjen e paralajmeruar nga kreu i institucionit Arben Ristani per te vendosur mbi djegien e fleteve te votimit te zgjedhjeve te 28 qershorit 2009. Pas debateve te shumta KQZ vendosi me shumice votash qe ky diskutim te mbahet ne nje mbledhje tjeter. Shtyrja u be pas propozimit te nje prej anetareve te PD ne KQZ Njazi Kosovrastit qe kerkoi te pritet deri ne kthimin e nje pergjigjje nga ana e PS kundrejt PD konkretisht per letren qe demokrati Patozi ka derguar ne seline roze pak kohe me pare. Ne nisje te mbledhjes perfaqesuesi i Partise Socialiste ne KQZ Genc Gjoncaj kerkoi qe fletet e votimit te mos digjen por te ruhen dhe per nje vit tjeter. Gjoncaj konsideroi se palet politike jane ende ne negociata rreth fleteve dhe se asgjesimi i tyre ne kete moment do te pengonte hetimin nga prokuroria. Nderkohe perfaqesuesi i PD Njazi Kosovrasti u shpreh se eshte Kolegji Zgjedhor ai qe vendos per fatin e zgjedhjeve. Sipas tij lidhur me kerkesat per kutite PS duhet ti drejtohet gjykatave dhe jo KQZ. KQZ duhet te qendroje jashte interpretimeve partiake- u shpreh Kosovrasti. Ai vuri ne dukje se do te ishte e udhes te pritej pergjigjja e PS ndaj PD lidhur me letren qe Astrit Patozi i dergoi Gramoz Rucit. Ne kete pike ai kerkoi shtyrje te mbledhjes. Mbledhja e sotme te shtyhet dhe te vazhdoje pas pergjigjes nga PS- deklaroi perfaqesuesi demokrat ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve Njazi Kosovrasti. Pas diskutimeve te shumta qe vijuan ne mbledhje kryetari i KQZ Ristani vendosi te hedhe ne diskutim propozimin e Kosovrastit per shtyrje te mbledhjes deri ne nje pergjigje te PS ndaj PD. Me 5 vota lsquopro dhe 1 kunder qe eshte ajo e Ristanit KQZ vendosi te shtyje mbledhjen duke shtyre keshtu marrjen e vednimit rreth fleteve te votimit djegien ose jo te tyre. Ne fjalen e tij pak para votimit Ristani u beri thirrje anetareve te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve qe te veprojne si te paanshem politikisht pasi jane betuar per te qene te tille. Ai u theksoi dhe njehere anetareve te KQZ se institucioni i tyre eshte i detyruar te zbatoje ligjin. Ne jemi te detyruar te zbatojme ligjin prokuroria te hetoje gjithe jeten por ne jemi betuar te veprojme te paanshem dhe te zbatojme ligjin qe parashikon asgjesimin e fleteve te votimit- tha Ristani.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›