E Diel, 1 Nëntor 2026

elsi fal Eshli Kolin sot ne fushe ndaj djajve

Ne vigjilje te supersfides trajneri i bluve e sheh skuadren e tij 15 pike mbrapa djajve kryesues dhe -2 nga Totenhemi i vendit te 4-t qe eshte skuadra e fundit e cila perfshihet ne zonen Champions. Kampioneve nuk u lejohen me hapa false. Eumlshte nje perballje shume e rendesishme per te ardhmen e Mancester Junajtid dhe per te ardhmen tone. Ne vijme ne nje moment pozitiv do te japim me te miren dhe kemi besim se do te fitojme - tha tekniku italian. Ish-takticieni i Milanit shtoi se pavaresisht deshires asgje nuk do te ishte e lehte. Duke vleresuar diferencen me vendin e pare ai shtoi Nuk eshte e kollajshme te minimizojme kete diference por ne duhet te perqendrohemi qe ndeshjet ti marrim nje e nga nje. Nje gje eshte e sigurt ata kane me shume se ne per te humbur sepse vendosin fatin e titullit. Megjithate 51-vjecari nuk kerkon te dorezohet. Kur numrat te thone qe ne jemi matematikisht jashte atehere do ta mbyllim kete kapitull. Ka ende shume ndeshje per te luajtur dhe objektivi yne eshte te mberrijme ne kater vendet e para. Lidhur me formacionin duket se trajneri do ti besoje serish Torresit edhe pse nuk pranoi ti hapte te gjitha letrat per 11-shen qe do te hedhe ne Stamford Bridge. Fernando do te luaje por nuk di te them me siguri se sa minuta. Ka bere paraqitje te mira dhe tani i duhet vetem goli per tu zhbllokuar. Anceloti ka vendosur ta hedhe Eshli Kolin ne fushe sot pavaresisht se mbrojtesi eshte ne qender te polemikave pas plagosjes me arme te nje studenti ne qendren stervitore te Celsit. Klubi i Abramovicit konfirmoi se ndaj 30-vjecarit ishin marre sanksione dhe se lojtari kishte kerkuar ndjese per plagosjen e pavullnetshme. Raporte te pakonfirmuara te shtypit bejne me dije se ndaj futbollistit do te vendoset nje gjobe rreth 300 mije euro nderkohe qe policia londineze ka nisur zyrtarisht hetimet. Anceloti i hodhi poshte zerat se ne dhomat e zhveshjes situata ka dale jashte kontrollit. Eshli do te luaje neser sot absolutisht lsquopo. Nuk jemi te kenaqur me ate qe ka ndodhur por une kam folur me lojtarin dhe ai ka kerkuar ndjese ishte vec nje aksident.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›