E Diel, 1 Nëntor 2026

N’Zogbia mungon për një muaj

Charles N’Zogbia pritet të qëndrojë një muaj jashtë fushave për shkak të një lëndimi në gju, konfirmoi menaxheri Alex McLeish. Përforcimi i ardhur në verë në Villa Park, u dëmtua pas një përplasje me bashkëlojtarin Gary Gardner.

“Charles do të kontrollohet nga një specialist në Paris. Mendojmë se ka problem me ligamentin e gjurit, do të mungojë për tri ose katër javë”, deklaroi McLeish.

Përveq N’Zobgias, McLeish njoftoi se edhe mbrojtësin Alan Hutton ka pësuar një lëndim dhe mund të mungojë dy-tri javë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›