Policëve të MPB-së së Serbisë u vazhdohet paraburgimi

Vendimin e ka sjell kolegji gjyqësor i misioni evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, në Gjilan.
Bërklaq për agjencinë Beta deklaroi s e informacioni për vazhdimin e paraburgimit e ka marr nga kolegët e Gjilanit që personalisht kanë marr vendimin për vazhdimin e paraburgimit nga zyra e EULEX-it në atë qytet, ndërsa informacionin zyrtarë për klientin e vet Mlladen Dimitrijeviq ende pritet.
Si është e ditur njësitë speciale të policisë së Kosovës kanë prangosur më 25 shkurt në Gjilan, pesë pjesëtar të MPB-së së Serbisë, Zlatko Deniqin, Goran Matropazarevqiin, Nikolla Trajkoviqin dhe Dragan Stojkoviqin, të cilët sipas mediave të Beogradit, në Drejtorinë policore të Gjilanit, të zhvendosur në Vranjë në vitin 1999, kanë punuara në dhënien e pasaportave dhe lejeve të veturave.
Ministri i MPB-së së Serbisë, Ivica Daçiq, pas arrestimit të policëve serbë, kishte akuzuar kryetarin e Komunës së Pardeshit- Pasjanit, Nenad Cvetkoviq, i cili ishte keqtrajtuar nga policët e arrestuar serbë në Vranjë, se ka “spiunua” te “njerëzit e Thaçit”, për të arrestuar pjesëtarët e MPB-së. Ministri serb, IvicaDaçiq është kërcënuar se do të hakmerret ndaj serbëve të cilët kanë ndihmuar në çfarëdo mënyre, policinë e Kosovës në arrestimin e policëve serbë posa ata të hyjnë në Serbi.
Pjesëtarët e MPB-së të Serbisë, janë arrestuar, si të dyshuar se kanë vepruar kundër interesit juridik të Republikës së Kosovës. Atyre u janë gjetur uniforma të policisë serbe e distiktive të MPS-së serb. Në shtëpitë e tyre janë gjetur dhe janë konfiskuar armë të ndryshme dhe gjësende të tjera.
Si është e ditur gjykatësja e EULEX-it, Mariola Pasnik, më 27 shkurt, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për pesë nga gjashtë pjesëtarët e Ministrisë së Brendshme serbe të arrestuar në rajonin e Gjilanit.
Nesër mund të pritet vendimi zyrtarë i kolegjit të EULEX-it lidhur me pesë pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) të Serbisë.