Myftiu Tërnava: Të implementohet lënda fetare në shkolla
Myftiu Tërnava fillimisht falënderoi Kryetarin Agani për pritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme që po i bënë PD iniciativave që janë në interes të qytetarëve dhe shtetit të Kosovës. Gjithashtu, Tërnava informoi për iniciativën e Bashkësisë Islame të Kosovës për fillimin e implementimit të lëndës së edukatës fetare në shkollë dhe kërkoi nga Kryetari Agani mbështetjen për këtë iniciativë.
Po ashtu edhe Kryetari Agani falënderoi myftiun për vizitën e bërë si dhe për të gjithë aktivitetin e Bashkësisë Islame në procesin e shtet-ndërtimit të Kosovës. Në të njëjtën kohë Kryetari Agani i premtoi myftiut Tërnava se mbështetim implementimin e lëndës fetare në shkollë dhe do të angazhohemi që kjo e drejtë e patjetërsueshme e qytetarit të Kosovës të realizohet.