E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Me EULEX marrëdhënie institucionale

 Deklaratat e kryeministrit kosovar erdhën sot, pas raportit të përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian në Kosovë, Pieter Feith. "Natyrisht se zotëri Feith ka përgjegjësinë e vet për të prezantuar opinionet për zhvillimet në Kosovë. Bashkëpunimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës me ICO-në, EULEX-in, të cilat kanë qenë të ftuar dhe të mirëpritura në Kosovë, është bashkëpunim i nivelit institucional në shërbim të qytetarëve të Kosovës, duke respektuar këshillat dhe rekomandimet. Por duke ruajtur gjithmonë autoritetin vendimmarrës të institucioneve legjitime të Republikës së Kosovës", ka theksuar kryeministri Thaçi. 

Kryeministri i Kosovës ka theksuar se gjithmonë respektohen rekomandimet dhe këshillat e këtyre institucioneve ndërkombëtare, por duke ruajtur gjithmonë autoritetin vendimmarrës të institucioneve të Kosovës.

Thaçi ka shtuar se së bashku me kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha janë të fokusuar për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe në Bashkimin Evropian, por njëkohësisht edhe të Shqipërisë në BE. "Vlerat kombëtare të cilat i kemi janë vlera unifikuese, janë vlera që duhet t’i avancojmë dhe së bashku me Berishën dhe të tjerët që kjo të ndodhë. Por para se gjithash edhe kryeministri i Kosovës edhe kryeministri i Shqipërisë janë të fokusuar për integrimin e Kosovës edhe në NATO edhe në Bashkim Evropian edhe të Shqipërisë, por edhe të Kosovës, por edhe për paqen dhe stabilitetin, bashkëpunimin dhe të perspektivës evropiane të rajonit", vijoi më tej ai. 

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›