E Shtunë, 31 Tetor 2026

NASA Stacioni Nderkombetar i Hapesires mund te evakuohet

Zyrtaret amerikane thone se Stacioni Nderkombetar i Hapesires mund te kete nevoje te evakuohet perkohesisht ne se Rusia nuk e dergon raketen Sojuz deri ne nentor.

Zyrtaret e NASA-s thone se 6 astronautet qe ndodhen ne stacionin hapesinor mund te duhet te largohen ne qofte se shkencetaret ruse nuk e gjejne dot shkakun e rrezimit te nje anijeje furnizimi pa ekuipazh qe ishte nisur drejt stacionit nderkombetar javen e kaluar.

Te henen Rusia njoftoi se do ta shtynte dergimin e misionit te radhes  me ekuipazh ne stacionin e hapesires per te pakten nje muaj. Aresyeja e shtyrjes ishte se anija furnizuese pa ekuipazh qe u rrezua ne Siberi me 24 gusht perdor te njejtin sistem raketash per te udhetuar ne hapesire.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›