E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje kompani ne Virxhinia prodhon karburant nga vaji vegjetal

Ne kerkim te burimeve alternative te energjise vaji i bimeve eshte duke u perdorur gjithnje e me shume per te zevendesuar naften e paperpunuar. Karburanti per makinat qe punojne me nafte mund te prodhohet me lehtesi nga bime si soja ose vajra te tjera qe zakonisht perdoren ne kuzhine. Por rreth 115 kilometra larg Uashingtonit nje kompani po punon per prodhimin e bio-karburantit. Synimi i kompanise eshte qe i gjithe procesi te kryhet ne nje vend. Drejtuesit e kompanise thone se ky eshte nje sistem qe mund te funsionoje kudo ne bote.

Patatet e skuqura jane nje artikull i njohur ne restorantin Corck Street Taverna ne Winchester te Virxhinias. Ato pergatiten ne forma te ndryshme dhe shkojne mire me shume ushqime te tjera.

Menaxheri i kuzhines Chris Bennett e blen vajin vegjetal nga Shenandoah Agricultural Products nje kompani e vogel qe gjendet vetem pak kilometra larg.

shte mire te ndihmojme popullaten lokale.

Pas perdorimit te vajit per skuqje kompania ka plane per nje perdorim tjeter te tij.

Ata do ta kthejne ate ne bio-karburant.

Bio-karburanti eshte nafte e prodhuar nga bimet. Kompania Shenandoah ka nje ferme dhe pajisjet per prodhimin e bio-karburantit. Diane Kearns eshte drejtuese e kompanise.

Gjithcka eshte pjese e nje procesi me te madh. Dhe nese ne mund te prodhojme gjera te riperteritshme te cilat nuk demtojne mjedisin atehere kjo me te vertete eshte nje ndihme e madhe. do gje duhet gjithashtu te jete ekonomike.

Bujqesia eshte ne renie ne kete rajon nderkohe qe lagjet ne periferi gradualisht po zgjerohen. Zonja Kearns thote se ajo deshiron te gjeje nje menyre per te mbajtur gjalle bujqesine lokale dhe ne te njejten kohe te ndihmoje ne ruajtjen e mjedisit. Ajo mendon se bio-karburet mund te ndihmojne ne kete drejtim. Por ajo thote se nuk po e ben kete per para.

Nuk e beje kete per te fituar nje milion dollare. Thjeshte e bej kete sepse dua te fuqizoj bujqesine lokale dhe te vertetoj se prodhimet e riperteritshme te ketij lloji jane te mundshme.

Prodhimi i bio-karburantit eshte nje industri ne rritje ne mbare boten. Por zonja Kearns dhe partneret e saj dallojne nga te tjeret. Ata i bejne te gjitha. Zonja Kearns merret edhe me kultivimin e bimeve vegjetale. Partneri i saj Josh Leidhecker i shendrron bimet ne vaj per skuqjen e patateve te cilin ia shesin restoranteve lokale.

Ky eshte rezultat i vajit punes dhe krenarise amerikane.

Pastaj vajin e perdorur ata e kthejne ne bio-karburant permes nje sistem qe zoti Leidhecker e ka projektuar dhe ndertuar vete.

Une nuk kam ndonje trajnim formal ne inxhinieri. Por thjeshte gjithmone kam qene i dhene pas ketyre gjerave.

Ai ka gjetur nje menyre per te vendosur te gjitha pajisjet brenda nje rimorkio traktori.

Ne donim te ndertonim nje sistem te levizshem te cilin mund  ta perdorim per te prodhuar lende djegese per konsumatoret kudo qe ata ndodhen.

Pasi ky sistem eshte i levizshem dhe procesi kimik eshte i thjeshte ai thote se mund te funksionoje kudo ne bote ku fermeret kultivojne bimet e nevojshme per prodhimin e vajit.

Zonja Kearns thote se sistemi eshte gjithashtu ekonomik. Shpenzimet e tyre per prodhimin e bio-karburantit jane pothuajse te njejta me cmimin e naftes te cilen ata e blejne ne treg.

Me nje diference te vogel fitimi kostoja i afrohet cmimit te naftes ne treg. Prandaj une jam i kenaqur me kete.

Ata madje mund ta shesin vajin e tyre per nje cmim me te ulet se sa konkurrentet e tyre duke bere qe Chris Bennett te jete i kenaqur.

Une mendoj se eshte nje ide e mire vecanerisht pasi tani gazi kushton me shume se qumeshti. Kjo do te na kursej para do ti kurseje atyre para dhe do te ndihmoje ne ruajtjen e mjedisit.

Kjo ndihmon edhe fermeret lokale.

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›