E Shtunë, 31 Tetor 2026

NASA anulon uljen e anijes kozmike ‘Atlantis’

Florida -NASA dekaroi sot anulimin e uljes së anijes kozmike "Atlantis", të planifikuar për sot, për shkak të kushteve jo të favorshme atmosferike dhe shtoi se do të përpiqej të realizohej kjo ulje nesër."Kushtet atmosferike nuk favorizojnë uljen e anijes në Qendrën Hapësinore "Kennedy" në Florida dhe ulja nuk do të kryehet sot", deklaroi një zyrtar i NASA-s.

NASA ka edhe disa mundësi të tjera për uljen e "Atlantis" ditën e nesërme në Qendrën Hapësinore "Kennedy" ose në një qendër tjetër rezervë në bazën ajrore "Edwards" që ndodhet po në Kaliforni.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›