PLL çel fushatën zgjedhore
Tiranë -Partia Lëvizja e Legalitetit, ka çelur sot fushatën elektorale. Gjatë fjalës së mbajtur në një takim në Tiranë, kryetari i kësaj partie Ekrem Spahia, vlerësoi rëndësinë e veçantë që kanë zgjedhjet e 28 qershorit për Shqipërinë, pasi, siç u shpreh ai, "nga rezultati i tyre do të vendoset fati i reformave të ndërmarra nga qeveria e djathtë, të konsideruara nga të gjithë si mjaft të suksesshme".
"Nga rezultati i këtyre zgjedhjeve do të varet fati i reformave në ekonomi, që përkthehet në paga dhe pensione më të larta, rrugë, ujësjellësa, investime të mëdha që do të rrisin më tej standardin e jetesës në çdo skaj të vendit tonë", tha Spahia në fjalën e tij, duke nënvizuar se nga këto reforma varet fati i integrimit në BE, ku shqiptarët synojmë të realizojnë ëndrrën e hershme.
Zgjedhjet e 28 qershorit, vijoi Spahia, paraqesin një rëndësi të madhe dhe për forcën që drejton, PLL-në. "Përmes këtyre zgjedhjeve PLL synon që të realizojë një përfaqësim real parlamemtar, që do të krijojë mundësinë e përfshirjes dhe materializimit në politikat shtetërore dhe programet qeverisëse të parimeve tona, për një shtet të fortë dhe në dobi të qytetarëve, për shenjtërinë e pronës, ruajtjen dhe krijimin e mundësisë që shqiptarët kudo që ndodhen të ndihen bashkë në kulturë, ekonomi, zhvillim dhe të punojmë çdo ditë për ëndrrën tonë të madhe të bashkimit kombëtar", u shpreh Spahia.
Kryetari i Asamblesë së Partisë Republikane Sabri Godo, gjatë fjalës së tij përshëndetëse, theksoi se "legalistët dhe republikanët i bashkon ideja e të qenit të djathtë, koncepti i pronës, i familjes dhe i shoqërisë''.
"Uroj fitore të koalicionit të djathtë me në krye Kryeministrin Sali Berisha, sepse reformat dhe ndryshimet e mëdha që ka përjetuar Shqipëria në këto 4 vite, duhet t'i çojnë deri në fund ata njerëz vitalë që i ideun"-theksoi z. Godo.