Kabineti grek do zvogëlojë numrin e punonjësve civilë

Kabineti grek takohet sot për të finalizuar një plan të zvogëlimit të numrit të punonjësve civilë deri në 30,000 deri në fund të vitit.
Një njoftim i qeverisë thotë se drafti final i buxhetit për vitin 2012 është gjithashtu në axhendë.
Takimi i kabinetit vjen pas 3 ditësh bisedime me kreditorët grekë, Komisionin Evropian, Bankën Qendrore Evropiane dhe Fondin Monetar Ndërkombtar, rreth propozimit të qeverisë, sipas të cilit, shkurtimet e shërbimit civil do të vijnë kryesisht nga vendosja e njerëzve afër pensionit në “rezervë” ose suspendimi i tyre me pagesë të reduktuar.