Afganistani bën thirrje për paqe

Qeveria afgane sot i bëri thirrje Pakistanit fqinj, të ndërmarrë hapa konkretë për të ndihmuar në ndalimin e kryengritjes së talibanëve.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Janan Mosazai, tha se Afganistani dëshiron ndihmën e fqinjëve për “të lehtësuar negociatat me udhëheqësit talebanë dhe me të gjithë udhëheqësit e kryengritjeve të tjera, që janë të gatshëm t`i bashkohen procesit afgan të pajtimit”.
Thirrja vjen pas akuzave ndaj Pakistanit, sipas të cilave, ky i fundit ka luajtur rol aktiv në mbështetjen e sulmeve që kishin në shënjestër trupat afgane dhe amerikane.
Islamabadi i ka hedhur poshtë këto akuza.