NASA pergatitet per leshimin e fundit te anijeve Shuttle

Astronautet te cilet perbejne ekuipazhin e anijes Atlantis te hapesires kane ardhur ne Qendren Kennedy te NASA-s ne Florida dhe po ashtu shume turiste te etur per te deshmuar leshimin e fundit historik te nje anijeje Shuttle. Atlantis do te leshohet per here te fundit ne hapesire me 8 korrik.
Sa larg eshte vendi i leshimit
Kjo eshte nje pyetje e zakonshme per turistet ne kete pjese te Florides ku ndodhet Qendra Kennedy e Hapesires.
Nga bluzat suvenire dhe muret e restoranteve fast-food e deri tek parqet me emra qe te kujtojne programin e hapesires qyteti Titusville dhe zona perreth e meritojne te quhen Bregu i Hapesires.
Leshimet e anijeve te hapesires jane pa dyshim nje magnet per njerezit.
Me shume se gjysme milioni vizitore pritet te vijne ketu per te pare leshimin e fundit. do park parking apo ure do te jete e mbushur me njerez qe do te perpiqen te shikojne nisjen.
Pas kesaj NASA do tu jape fund leshimeve te ketyre anijeve keshtu qe vizitoret jane te etur per te deshmuar historine.
Jam mesuese kopshti ne Ohajo. Ne e pame leshimin e parafundit ne televizion me klasen dhe kjo me frymezoi te vij vete ketu per ta pare nisjen e fundit bashke me dy djemte e mij adoleshente thote nje turiste.
Per familjen Ljuis zgjedhja e vendit te shikimit ishte e lehte.
Ne fakt ne kemi njerez te afert qe jetojne ketu prane keshtu qe do te kemi nje pamje te shkelqyer thote Xheraldin Ljuis.
Por familja Bermdez me origjine nga Spanja qe tani jeton ne Ajova do ta kete te veshtire te gjeje nje vend te mire per te pare kete ngjarje qe shenon fundin e nje epoke.
Ata bene rezervime tri jave me pare ne nje kamping por per naten perpara leshimit vendet ishin zene me kohe. Megjithate ata jane optimiste se do te gjejne nje vend per te pare nisjen e 135-te dhe te fundit te nje anijeje Shuttle.
Une nuk dua tja di edhe nese gjej vend ne mes te ures ose ne ndonje rruge te vogel. Natyrisht ky eshte nje shans i madh per tre femijet e mij. Une dua qe ata te jene ne gjendje te thone ne te ardhmen Ja e pashe me syte e mij leshimin e anijes thote Marko.
Kjo i ka bere njerezit te zene vend ne parcelat e tokes pergjate ujit te gatshem te paguajne 40 per makine mjafton te jete vend me nje pamje.
Jam i sigurt se duke ardhur ketu nje milion njerez ata do te bllokohen ne autostrade ose diku tjeter ne qofte se nuk marrim masa thote Bob Kerk operator i zones se pamjes.
Astronautet qe perbejne ekuipazhin e fundit erdhen ne Qendren Kennedy me 4 korrik.
shte kenaqesi te vish ketu dhe te shikosh gati per nisje raketen ku ndodhen sendet e tua tha Astronauti Reks Uollhajm.
Turistet jane po aq entusiaste.
E pabesueshme. Ndjej te njejten gje qe ndjen edhe femija im. 30 vjet me pare kur filloi ky program une isha femije 10 ose 11 vjec keshtu qe per mua kjo eshte nje lloj deshire thote turisti Marko.
NASA pret tani nje leshim te fundit per ta bere kete deshire nje realitet.