Ekonomia varferia dhe korrupsioni problemet kryesore ne Kosove
Nje hulumtim i opinionit i kryer nga Programi per Zhvillim i Kombeve te Bashkuara nxjerr ne pah se 70 per qind e qytetareve te Kosoves jane te shqetesuar me gjendjen ekonomike te vendit. Ne kete kuader sipas hulumtimit papunesia dhe varferia jane perceptuar si kercenim kryesor per qendrueshmerine e vendit. Hulumtimi pasqyron mendimet e 1580 qytetareve te te gjitha etnive.
Sipas shefit te Programit per Zhvillim te Kombeve te Bashkuara Sanaka Samarasinha hulumtimi tregon ndryshime te medha ne perceptimet e qytetareve te Kosoves. Ai thote se ceshtja e deficitit buxhetor me te cilin perballet Kosova mund te kete ndikuar ne pakenaqesine e qytetareve me gjendjen aktuale ne fushen e ekonomise.
Ndoshta diskutimet lidhur me deficitin buxhetor mund ta shpjegojne kete. Por nese kemi parasysh rritjen e nivelit ne besimin ekonomik nga ai qe ishte shume i ulet ne nje qe eshte mesatar ai megjithate mbetet mesatar. Andaj ka ende shume njerez qe besojne se ekonomia duhet te trajtohet me nje qendrueshmeri me te larte per te ardhmen zoti Samarasinha.
Ne hulumtim nje nga problemet kryesore vazhdon te mbetet shkalla e larte e korrupsionit me te cilen perballen qytetaret. Sipas perceptimit te qytetareve me shkallen me te larte te korrupsionit prijne Korporata Energjetike e Kosoves Doganat dhe gjyqesori. Zoti Samarasinha tha se ekziston nje problem i perceptimit per korrupsionin.
Ky mbetet nje shqetesim i madh per shumicen e njerezve ne Kosove. Ekzistojne institucione te vecanta per te cilat ata jane me shume te shqetesuar se sa te kenaqur. Me te vertete ekziston nje problem i perceptuar per korrupsionin dhe ne do te bejme analizat tona per kete ne te ardhmen tha ai.
Hulumtimi nxjerr ne pah se te anketuarit jane shprehur te kenaqur me proceset demokratike te vendit qe ka shenuar nje rritje ne krahasim me muajin nentor te vitit te kaluar.
Hulumtimet e tilla te permbledhura ne Raportet e Paralajmerimit te Hershem pergatiten cdo gjashte muaj me mbeshtetjen e Agjencise amerikane per zhvillim nderkombetar por ato nuk perfshijne rekomandime te organizates qe i kryen ato.