E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet gjermania fshihte ne trup 4 pistoleta

Nuk jane vetem shqiptaret ata qe ndalohen e denohen per armembajtje pa leje neper vende te ndryshme te Evropes por ka edhe qytetare te Bashkimit Evropian te cilet kalojne neper Shqiperi te armatosur. Nje femer gjermane eshte ndaluar per armembajtje pa leje ne nje pike kufitare ne Sarande. Kane qene efektive policie te kesaj qendre qe kane bere ndalimin e saj ne piken kufitare te Qafe-Botes te rrethit te Sarandes. Mbas nje kontrolli qe i eshte bere gjermanes A. B. policia shqiptare ne piken kufitare midis Shqiperise dhe Greqise ka arrestuar shtetasen gjermane pasi asaj i jane gjetur arme e municione te kalibrit te vogel. Policia nuk i ka bere te ditur gjeneralitetet e shtetases gjermane por ka treguar vetem inicialet dhe moshen e saj duke i ruajtur identitetin. Sipas policise ajo eshte A. B. 43 vjece nga Gjermania. Sipas policise se Sarandes 43-vjecarja kishte te fshehura ne cante disa dhjetra fisheke pas kesaj ajo i eshte nenshtruar nje kontrolli intensiv. Burime nga komisariati i Sarandes shprehen se ne momentin qe ka filluar kontrolli fizik 43-vjecarja ka kundershtuar jo sepse kishte arsye morale por sepse kishte fshehur ne trup 4 arme zjarri te tipit pistoleta. Burime po nga policia e Sarandes bejne me dije se qytetarja gjermane po kalonte e vetme piken kufitare te Qafe-Botes ndersa po tentonte qe te kalonte kete pike doganore per te shkuar perfundimisht ne shtetin fqinj Greqi. 43-vjecarja gjermane tashme eshte arrestuar dhe po merret ne pyetje. Nderkohe pritet qe ajo te transferohet ne Drejtorine e Policise se Vlores per te bere edhe verifikimet e metejshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›