E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Edhe Buxheti 2010 me dimensionin social te investimeve dhe rritjes se rrogave

15-10-2010 / Gazeta 55

Opozita bojkoton kuvendin gjate diskutimit te buxhetit faktit

Kuvendi i Shqiperise diskutoi dje ne seance plenare buxhetin faktit te vitit 2009-te por pa e votuar ate per shkak te daljes nga salla te deputeteve te opozites. Kryeministri i Shqiperise Sali Berisha gjate fjalimit te tij ne parlament renditi arritjet e qeverise te cilat erdhen si rezultat i mireperdorimit te buxhetit.
Ky buxhet hodhi te gjitha themelet e atij vendimi historik qe u mor nje jave me pare ne PE per levizjen e lire te qytetareve shqiptare ne mbare Evropen. Ky buxhet ishte nje buxhet prej 380 miliard lekesh. Shqiperia ka nevoje per nje buxhet 10 here me te madh se ky por ky buxhet u bazua ne dyfishimin e te ardhurave ne krahasim me vitin 2004 si ne asnje vend tjeter te kontinentit u shpreh kryeministri.
Sipas Berishes cdo qytetar i ketij vendi ndihet i vleresuar maksimalisht ndaj buxhetit.
Ndihen te vleresuar ndaj buxhetit qe po shqyrtojme mbi 800 mije familje shqiptare te cilat ne rrogat apo pensionet e tyre paten rritjen me te madhe se ne cdo vend tjeter ne Evrope ne nje kohe kur vendet e tjera edhe anetare te Bashkimit Evropian u detyruan te bejne shkurtime ne rroga edhe deri ne masen 40 per qind. Nuk do te me shlyhen nga mendja ndonjehere debatet ne kete parlament thirrjet per te mos rritur rrogat e pensionet deklaratat se rritja e rrogave dhe pensioneve eshte kriminale deklaratat se rritja e rrogave dhe pensioneve eshte elektorale etj tha Berisha.
Ky buxhet tha me tej kryeministri beri te mundur te finalizohen disa prej projekteve me te medha infrastrukturore ne vend si rruga e kombit unazat verilindore e juglindore te vendit unaze e cila perfundon ne Delvine rikonstruksionin e mbi 290 km rruge ne Gjirokaster vetem ne distancen Llogara-Sarande te asfaltohen mbi 150 km rruge ndertimi i 50 km rruge rurale ne rrethet e Sarande e Gjirokaster.
Debateve te shumta pati midis ministrit te financave dhe opozites. Bode deklaroi se u arrit qe te mbahej ne shifra mjaft te uleta borxhi publik dhe te kishte rritje ekonomike. Por qendrimi i opozites ishte ne linje te kundert dhe ne shenje pakenaqesie ndaj sukseseve te cituara nga kryeministri i vendit PS zgjodhi te dale jashte dyerve te parlamentit.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›