Koha qe UNMIK te gjeje nje strehe tjeter
Meqe juve vini nga nje vend demokratik dhe ku respektohet vullneti i shumices se popullit atehere ne baze te ketij parimi ju dhe krejt ekipi i UNMIK-ut ata qe Koha Ditore ua ka publikuar emrat dhe ata te cileve nuk ua ka publikuar emrat jeni te padeshiruar ne Kosove dhe duhet te shkoni gjetiu per te kerkuar pune.
Te padeshiruar keni qene qe kur UNMIK-u ka ardhur para dhjete viteve. Te padeshiruar keni mbetur dhe do te jeni edhe nese do te vazhdoni te qendroni ne vendin me te ri te pavarur. Sjellja juaj prej burokrati dhe kercenuesi ndaj kolegut tim nga KD-ja ju ben edhe me te padeshiruar.
Italia e ka njohur pavaresine e Kosoves. Per kete shumica e popullit ka falenderimet me te sinqerta. Edhe une bashke me ta. Por ju dhe krejt UNMIK-u nuk keni ndonje arsye per te marre falenderime apo levdata nga shqiptaret e Kosoves.
Italia thote se e njeh integritetin territorial te Kosoves por ju me veprimet tuaja dhe krejt UNMIK-u jeni duke toleruar dhe madje forcuar veprimet e Serbise ne Kosove tash e dhjete vjet pra edhe shkeljen e qendrimeve te Romes dhe te vullnetit te shumices se popullit te Kosoves per integritet territorial dhe pavaresi.
Ju dhe UNMIK-u duhet qe te kerkoni falje publike per problemet ne veri dhe kontrollin e kesaj pjese te Kosoves nga Serbia.
I keni kerkuar kolegut tim nga KD-ja duel ne gjykate. Si nuk keni turp ore Eumlshte turp per ju qe te kercenoni kolegun tim ne kete menyre. Eumlshte turp edhe per diplomen tuaj prej doktorature ne drejtesi qe e keni marre ne Universitetin e Triestes.
Ju duhet qe te skuqeni para familjeve te dy te rinjve shqiptare te levizjes Vetevendosje kur kerkoni duel ne gjykate per shkrimin e KD-se. Dy te rinj shqiptare u vrane nga dy punetore tuaj police te Rumanise ne Kosove ndersa ju dhe krejt UNMIK-u e keni fshehur krimin e bere. E keni turperuar diplomen tuaj te drejtesise. I keni turperuar principet e drejtesise sepse nuk keni ndermarre asgje per te vene para gjyqit dy punetoret tuaj te UNMIK-ut dy vrases.
Turp dhe asgje tjeter. Prandaj shkoni nga Kosova e gjeni ndonje pune tjeter. Paga juaj eshte e pamerituar. Vendi i punes suaj dhe krejt UNMIK-u eshte i paarsyetuar. Ikni gjetiu sepse ne Kosove jeni te paftuar te padeshiruar te tepert.
Ne Kosove keni ardhur me lejen e OKB-se pra edhe te Rusise se Putinit. Ne Kosove jeni duke qendruar vetem per shkak te Putinit. I thuaj prandaj Putinit qe te te gjeje ty dhe krejt UNMIK-ut atyre qe u dihen emrat dhe atyre qe nuk u dihen nga nje vend pune ne Ceceni sepse atje do te mesosh se ceshte drejtesia dhe cjane gjykatat e Putinit.
Lamberto Zannier UNMIK shkoni nga Kosova dhe na lini rehat.
Autori eshte kryeredaktor i agjencise se lajmeve dtt-net me seli ne Bruksel