Te hetohen akuzat publike edhe ato qe e denoncojne Edi Ramen si perdorues kokaine
Kuvend debate te ashpra mazhorance-opozite per akuzat e ndersjella
Debate te ashpra mes deputeteve te mazhorances dhe opozites perfshin dje seancen plenare te radhes. Opozita atakoi e para akuzat e ish ministrit Dritan Prifti ndaj disa eksponenteve te policise se Shtetit duke hedhur dyshime per perfshirje ne kontrabanden e naftes por duke harruar ato qe rendojne mbi Edi Ramen si perdorues i kokaines dhe per plot afera te tjera korruptive ne Bashkine e Tiranes.
Pas deklaratave te deputetit Taulant Balla kunder zevendesdrejtorit te Pergjithshem te Policise Agron Kulicaj te akuzuar nga Dritan Prifti si i perfshire ne kontrabanden e naftes ka ardhur menjehere reagimi i mazhorances permes deputetit dhe ministrit te Transporteve Sokol Olldashi i cili kerkoi hetim per cdo akuze perfshi edhe ato ndaj Edi Rames si perdorues i lendeve narkotike cdo mengjes. Pse nuk i besoni verdiktit te prokurorise per Gerdecin dhe ngriheni ketu e aludoni. Pse nuk e pranoni ate qe prokuroria nxori si produkt i hetimit per Gerdecin dhe qe ne menyre zyrtare u faktua qe nuk ka asnje implikim te askujt pervec personave qe jane ne gjykim. Pse e besoni Dritan Priftin kur leshon akuza per Agron Kulicin dhe nuk e besoni Dritan Priftin kur foli per lejet miliardere te Edi Rames dhe per perdorim droge Ku eshte morali i perdorimit te akuzave. Duhen hetuar akuzat e Priftit te hetohet Kulicaj por edhe Edi Rama se Dritan Prifti ka akuzuar se Rama thith droge u shpreh Olldashi.
Ministri i Transporteve kujtoi gjithashtu edhe akuzat e mazhorances per perfshirje te kreut te PS-se ne afera korruptive. Me tej ministri Olldashi vleresoi figuren e zevendesdrejtorit te Policise duke e konsideruar ate si ekspertin me te mire te Policise se Shtetit.