NATO Asnje plan per nderhyrje ne Libi

Duke folur në një intervistë të drejtëpërdrejtë me BBC-në, mesditën e sotme, danezi zhgënjeu shpresat e protestuesve libianë, për një ndihmë të afërt të huaj.
”NATO nuk ka asnjë plan për një ndërhyrje ushtarake ndaj Libisë në këtë moment dhe nuk do të ketë deri sa OKB të kërkojë diçka të tillë nëpërmjet një rezolute”, deklaroi Rasmussen.
”Ajo që ka rëndësi në këtë moment, është të përgatisim një strategji veprimi, për çfarë do misioni të mundshëm që mund të na kërkohet prej OKB-së, në një të ardhme në Libi”.
I pyetur nëse thirrjet e opozitës libiane dhe bombardimet e civilëve nuk ishin një motiv i mjaftueshëm për ndërhyrje, Rasmussen u përgjigj se: “OKB po kryen hetimet e saj rreth krimeve të mundshme të luftës që mund të jenë kryer në Libi, por veprimi i NATO-s pa një rezolutë do të ishte i paligjshëm”.