E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO BDI do rishikoje poziten ne qeveri

Partia shqiptare ne pushtet BDI do te dale se shpejti me nje qendrim lidhur me pozicionin e saj ne koalicionin qeverises pas samitit te NATO-s qe po zhvillohet ne Lisbone te Portugalise.

Lajmin e kane bere te ditur drejtues te kesaj partie te cilet kane theksuar se BDI do te mbaje nje qendrim konkret lidhur me deshtimin e anetaresimit te Maqedonise ne NATO.

BDI do te deklarohet keto dite pasi te perfundoje samiti ka deklaruar nje zyrtar per agjencine e lajmeve INA.

Vete lideri i BDI-se Ali Ahmeti deklaroi pak dite me pare se Maqedonia nuk ka alternative tjeter pervec anetaresimit ne NATO dhe BE proces per te cilin kerkoi konsensus etnik dhe politik.

Nderkohe opozita e udhehequr nga LSDM-ja do te kerkoje zgjedhje te parakohshme per shkak te deshtimit te marrjes se fteses per anetaresimin ne NATO.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›