E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove-Serbi EULEX pjese e dialogut

Misioni EULEX do te marre pjese ne bisedimet mes Prishtines dhe Beogradit me qellim lehtesimin e dialogut mes dy vendeve.

Lajmin e ben te ditur e perditshmja kosovare Koha Ditore sipas te ciles urdheri per kete angazhim eshte dhene nga shefja e Politikes se Jashtme te BE Catherine Ashton.

Sipas burimit zyra e baroneshes eshte duke pergatitur te gjitha ceshtjet rreth dialogut qe sipas gjasave do te nise pas zgjedhjeve te 12 dhjetorit ne Kosove.

Por nderkohe perfaqesues te EULEX-it kane shprehur pakenaqesine e tyre ndaj ketij vendimi pasi sipas tyre ky mision duhet te angazhohet vetem tek lufta kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›