NATO, Fixherald: Strukturat paralele kërcënojnë sigurinë
PRISHTINE-Komandanti i krahut jugor të NATO-s, admirali Mark Fixherald deklaron se aleanca është e shqetësuar për pranin e strukturave paralele të cilat paraqesin kërcënim për sigurinë.
Komentet e Fixherald jane bere dje gjatë një vizite në Prishtinë, ku komandanti i NATO-s ka shtuar se KFOR-i do të reagojë, nëse këto struktura behen të dhunshme.
Përderisa Aleanca Veri-atlantike nuk ka shprehur hapur mbështetjen për strategjinë e ICO-së dhe Qeverisë për veriun, e cila ka për qëllim zhbërjen e strukturave paralele serbe.
Përkundër kësaj, Admirali Mark Fixherald, sërish ka përçuar mesazhin se këto struktura paraqesin kërcënim për sigurinë, duke paralajmëruar reagimin e KFOR-it, nëse për këtë paraqitet nevoja.
“çdo strukturë paralele është kërcënim për sigurinë dhe ambientin e qetë”.
“Pikësëpari, institucionet që nuk janë në përputhje me rezolutën 1244 janë ilegale dhe paraqesin kërcënim për sigurinë. Siç e ka thënë edhe sekretari, në NATO jemi të interesuar për çdo gjë që i kontribuon një Kosove demokratike dhe më të bashkuar”, duke u përgjigjur në pyetjen se a do ta përkrahë NATO-ja strategjinë për veriun.
“Si përfundim, ne jemi këtu për të zbatuar 12 44-shin dhe këto gjëra që kërcënojnë sigurinë, janë gjëra, për të cilat ne shqetësohemi.
Shumë nga këto gjëra, i përkasin nivelit politik dhe kërkojnë zgjidhje politike”.
“Nuk mund të them se KFOR do të jetë atje në përpjekje për ta vënë në zbatim, por do të jemi këtu, duke vëzhguar, do të jemi këtu të gatshëm për të reaguar nëse këto gjëra kthehen në të dhunshme”, ka thënë Fixherald.
Fixherld ka tha se, “Institucionet e Kosovës arritën një moment historik dje, dhe më duhet të them se në dy vitet e kaluara, situata e përgjithshme e sigurisë në Kosovë është përmirësuar në mënyrë të dukshme”.
Ai ritheksoi se reduktimi i mëtejmë i forcave paqeruajtëse do të bëhet varësisht nga situata në terren.
Përderisa që nga një shkurti në Kosovë kanë mbetur vetëm 10 mijë trupa të KFOR-it, por ndërkohë disa përgjegjësi të fushës së sigurisë do t’u barten institucioneve vendëse.
Fixherald ka sqaruar se përgjegjësit e tilla do ti marrë FSK-ja, e cila po vazhdon të trajnohet nga oficerët e NATO-s.
Fixherald ka bërë me dije, se në të vërtetë janë institucionet e Kosovës ato që do të vendosin për të ardhmen e kësaj force.
“Ne kemi thënë se do të kemi përgjegjësi ekzekutive deri në arritjen e kapaciteteve të plota. Kemi vlerësuar se kjo mund të zgjasë 2-4 vjet”.
“Pastaj u përket institucioneve se si do ta zhvillojnë më tej këtë forcë. Përgjegjësia jonë është që ta bëjmë plotësisht funksionale, gjë që duket se do të ndodhë në 2011-2012”, ka thënë Fixherald.
Ndërkaq nga ana e tij, komandanti i KFOR-it, Markus Bentler, i cili ishte i pranishëm në këtë konferencë shtypi nuk preferoj të flasë për ndryshimin e misionit të FSK-së në të ardhmen.
“Tani ne nuk spekulojmë për të ardhmen, por po kryejmë punën tonë”, ka deklaruar Bentler.
Trupat e KFOR-it, si përgjegjësit kryesorë të sigurisë, vazhdojnë të ruajnë disa nga objektet fetare ortodokse, gjë kjo e paraparë me rezolutën 1244.
Fixherald ka paralajmëruar se ndërkohë që trupat e KFOR-it po shkurtohen, një pjesë e përgjegjësisë për ruajtjen e këtyre e monumenteve mund t’i kalojë Policisë së Kosovës.
(d.b/BalkanWeb)