E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eshton pas Beogradit e Sarajevës, sot ne Prishtinë

PRISHTINE- Ketherin Eshton, e ngarkuara e BE-së për politikën e jashtme qëndron sot për herë të parë për vizitë në Kosove si pjesë e vizitës së saj në Ballkanin Perëndimor. Eshton do të zhvillojë biseda me udhëheqësit e misionit evropian EULEX, të Zyrës Civile Ndërkombëtare, me përfaqësues të Komisionit Evropian dhe me kryeministrin Hashim Thaçi.

Ajo qëndroi ditën e enjte në Beograd dhe në Sarajevë. "Bashkimi Evropian dëshiron të ndihmojë Bosnjë-Hercegovinën dhe Serbinë në rrugën e tyre për një afrim të mëtejshëm me Unionin. E ardhmja e Bosnjës multi-etnike është në BE", tha ajo pas takimit me kryeministrin Nikola Spiric.

Në Beograd ajo paralajmëroi, pas një takimi në mbrëmje me kryeministrin Mirko Cvetkovic, një bashkëpunim më të mirë me Tribunalin e Kombeve të Bashkuara për krime lufte në Hagë. Ky është kushti paraprak për një afrim të mëtejshëm në BE, theksoi Ashton. Cvetkoviç përsëriti vendosmërinë e Serbisë për t'u bërë anëtare e BE-së.
(s.g/dwelle/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›