"Gerdeci", mungon Hajdari, shtyhet seanca
TIRANE- Shtyhet seanca gjyqësore për tragjedinë e rëndë të Gërdecit në Gjykatën e Tiranës.
Shkak është bërë mungesa e njërit prej anëtarëve të trupit gjykues. Gjyqtarja Fatmira Hajdari nuk është paraqitur në sallë duke justifikuar mungesën e saj me probleme familjare. Kjo është seanca e tretë e cila nuk zhvillohet. Në dy seancat e mëparshme, shtyrja është shkak është bërë mungesa e avokatëve mbrojtës të të pandehurve, të cilët ngrenë pretendimet se nuk e përballojnë dot ngarkesën e zhvillimin e seancave dy herë në javë. Në një kohë që gjyqi i Gërdecit kërkon angazhim të plotë, avokatët janë shprehur se kanë edhe cështje të tjera që duhet t'i ndjekin.
çështja 'Gërdeci' është një nga proceset më të mëdha në historinë e gjyqësorit shqiptar, me rreth 300 dëshmitarë dhe 29 persona të marrë si të pandehur, shumë nga të cilët ish-funksionarë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe te ushtrisë.
(s.g/BalkanWeb)