E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO, Franco Frattini kandidat për Sekretar i Përgjithshëm

ROMË - Gazeta italiane "Republicca" njofton se Franco Frattini, ish –shefi i diplomacisë italiane është kandidat për Sekretar të Përgjithshëm të NATO-s. Frattini mund të jetë pasues i kreut aktual të NATO - s Anders Fogh Rasmussen, mandati it ë cilit skadon në korrikun e vitit ë ardhshëm.

Gazeta “Republicca” më tej shkruan se nuk përjashtohet mundësia që Rasmussenit t’i zgjatet mandati edhe për një vit.

Në qoftë se e merr përkrahjen e aleatëve Frattini, Italia pas 41 vjetësh do të bëhej me shef të NATO – s, pasi që në krye të Aleancës nga viti 1964 deri në vitin 1971 ishte italiani Manlio Brozio.

(a.k/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›