Nipi i Ilir Xhakjas ende në kërkim, sot masa e sigurisë për vrasësin
TIRANË- Kur kanë kaluar tre ditë nga vrasja e Kryekomisarit Adem Tahiraj, Policia e Shtetit është ende duke kërkuar Ledjan Krasnajn, nipin e Ilir Xhakajt. Forca të shumta policie prej më shumë se 72 orësh janë zhvendosur në zonën e Sukthit dhe të Durrësit, ku mendohet se mund të fshihet 17-vjeçari. Nga hetimet e policisë rezulton se Krasnaj, u ndalua fillimisht nga Shefi i Komisariatit të Shijakut Tahiraj dhe më pas, i riu njoftoi dajën e tij, Ilir Xhakjan.
Ky i fundit menjëherë pas mbërritjes, ka qëlluar pesë herë në drejtim të Kryekomisarit Tahiraj, duke i marrë jetën. Ndërkaq, vetëm pak orë pas ngjarjes, Policia e Shtetit bëri të mundur arrestimin e Xhakjas, ndërsa nuk gjetën asnjë gjurmë të nipit të tij. Në momentin e arrestimit 38-vjeçarit Xhakajt iu bllokua dhe arma e krimit, një pistoletë tip “Glock”, ndërsa gjatë kontrollit në banesë u sekuestruan: 2 automjetet me të cilët autorët janë larguar nga vendngjarja; 2 automjete të blinduara; një tjetër mjet fuoristradë; një armë zjarri automatik dhe rreth 170 fishekë të llojeve të ndryshme e një palë dylbi snajperi. Ndërkaq, në banesën e Ledjan Krasnajt janë bllokuar rreth 60 fishekë. Ndërkaq, pritet që gjatë ditës së sotme, Ilir Xhakja të përballet e Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku do t’i caktohet dhe masa e sigurisë për veprën penale të “Vrasjes në rrethana cilësuese” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
(e.m/GSH/BalkanWeb)