Brukseli garanton Prishtinën për mbështetje në procesin e integrimit evropian

Presidenti i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barroso ka thënë se Komisioni Evropian do të përkrahë Kosovën në integrimet euroatlantike, por vendi ynë për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian në të ardhmen duhet të ndërmarrë reforma të thella dhe t’i përmbushë të gjitha standardet që kërkohen.
Ai këto komente i bëri të premten në një konferencë për media pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili tha se qëllimi i vizitës së tij është për të shprehur angazhimin e BE-së në të fuqishëm për Kosovën.
“Komisioni do të vazhdojë të ndihmojë Kosovën, duke dhënë ndihmën substanciale, financiare dhe sot prezenca jonë këtu është dëshmi e qartë se Bashkimi Evropian do të përkrahë Kosovën në integrimet euroatlantike dhe natyrisht edhe për marrëdhëniet tona”, ka thënë ai.
Barroso po ashtu deklaroi se e ardhmja e Kosovës varet nga populli dhe institucionet e saj, të cilat duhet të vazhdojë me reforma të luftojnë korrupsionin, duke përmirësojnë jetën e përditshme të qytetarëve dhe në të njëjtën kohë t’i përmbushin të vazhdohet me reforma të thella.
“Kosovën për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian në të ardhmen do të ndërmarrë reforma të thella dhe sigurisht që t’i përmbushë të gjitha standardet, rregullat që kërkohen nga Bashkimi Evropian. Po ashtu, Kosova do të duhej të respektojë të gjitha marrëveshjet që ka nënshkruar edhe me Fondin Monetar Ndërkombëtar”, ka thënë ai.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi vizitën e presidentit Barroso e konsideron një kapitull të ri për Kosovën, pasi që ai ka konfirmuar se integrimi evropian i Kosovës është një përkushtim dhe platformë nacionale.
“Ne do t’i përmbushim obligimet dhe detyrimet tona që Kosova sa më shpejt të bëhet pjesë de-jure e familjes evropiane”, ka thënë Thaçi.
Ai premtoi se reforma legjislative, krijimi i mekanizmave institucional dhe luftimi i dukurive negative do të jetë prioritet i institucioneve të Kosovës.
“Kosova kërkon dhe meriton më të drejtë të jetë pjesë e integrimit evropian, pret formalizmin e marrëdhënieve në mes Bashkimit Evropian dhe Kosovës, pret avancimin në udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave, marrëdhëniet tregtare dhe dimensioneve tjera integruese. Qytetarët e Kosovës janë evropianët e ri që punojnë dhe angazhohen që sa më parë të jemi pjesë e familjes”, ka thënë ai.
Thaçi u ndal edhe te bisedimet Kosovë-Serbi, duke thënë se janë inkurajues takimet e fundit në Bruksel në mes të dy delegacioneve