E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia dhe Shtetet e Bashkuara bien dakord për një bashkëpunim praktik

Moskë - Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia ranë dakord dje për të punuar së bashku "në mënyrë praktike" pavarësisht nga mosmarrëveshjet. Sipas tij, "Dy presidentët bënë të ditur se mosmarrëveshjet vazhdojnë në marrëdhëniet tona, por se ekziston një vullnet i dyanshëm dhe presidenti Bush u shpreh që të mos mbetemi të varur nga probleme të tilla që ekzistojnë gjithmonë mes dy fuqive të mëdha". Bush dhe Medvedev u takuan në kuadrin e samitit të forumit të bashkëpunimit ekonomik Azi-Paqësor që përfundon sot. Bush dhe Medvedev ranë dakord "për të administruar në një mënyrë praktike çështjet e rëndësishme për të dy vendet dhe për mbarë botën", shtoi Lavrov.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›