E Shtunë, 31 Tetor 2026

APEK: Front unik për përballimin e krizës

Lima - 21 vende në brigjet e Paqësorit kanë rënë dakord për formimin e një fronti unik për luftën kundër krizës financiare. Sipas AFP, me këtë front, synohet edhe ncitja e tregtisë botërore pa krijuar pengesa proteksioniste gjatë një viti. Presidenti i deritanishëm amerikan, George W. Bush, i cili po zhvillon vizitën e tij të fundit zyrtare jashtë vendit, mbrojti me forcë shkëmbimin e lirë, duke nxitur pasuesin e tij, demokratin Barak Obama, të shmangë çdo përpjekje proteksioniste. "Nuk e pranojmë proteksionizmin në shekullin e 21-të", deklaroi George Ë. Bush, i cili do të largohet nga posti në janar. Të 21 vendet anëtare të Forumit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor, APEK, të mbledhur të shtunën dhe të dielën në Lima, kërkuan në një deklaratë të shkurtër një reformë të shpejtë të institucioneve financiare ashtu siç ishte shprehur G20-a gjatë samitit të fundit, citon AFP.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›