Gara e makinave përfundon në tragjedi viktimash
Pathum Thani - 9 persona kanë vdekur dhe katër të tjerë janë plagosur rëndë gjatë një gare automobilistike në Tailandë. Një makinë gare ka dalë nga pista dhe pasi ka kaluar barrierën anësore, ka përfunduar në mes të njerëzve që ndiqnin nga afër garën. Policia bën të ditur se të vdekurit rezultojnë të jenë nga 14 deri në 41 vjeç, ndërkohë që piloti ka shpëtuar pa ndonjë rrezik për jetën.