Zgjedhjet kusht për integrimin. Fyle: Presim standarte. Bregu: Rama bllokon
Bruksel- Bashkimi Evropian mbajti sot takimin e 5-të të Stabilizim Asocimit për Shqipërinë. Në fjalën e tij komisioneri i Zgjerimit në familjen e madhe evropiane, Stefan Fule i bëri sërish thirrje politikës shqiptare për të ndërtuar dhe zhvilluar një proces zgjedhor brenda standartëve.
Institucionet në Shqipëri të jenë apoliitkeTë gjitha palët të rinovojnë konsensusin Të gjitha palët të garantojne kredibilitetin dhe pavarësinë e Komisionit të Zgjedhjeve…Bëni zgjedhje të lira e të ndershme në interes të të gjithë qytetarëve. Të gjitha palët duhet të tregojnë interes…,-tha ndër të tjera Fyle.
Sipas komisionerit të Zgjerimit duhet të garantohen zgjedhjet e 23 qershorit. Do të dërgojmë ekip vëzhguesish për zgjedhjet,-tha ai.
Në fjalën e saj ministrja e Integrimit, Majlidna Bregu u shpreh se Shqipëria ka shënuar progese të mëdha që rezultuan me propozimin për marrjen e statusin, por akuzoi opozitën për bllokimin e procesit.
Rekomandimi u kushtëzua me bllokimin e votimit të tre ligjeve. Mëkat që bashkëpunimi qeveri-opozitë u ndërpe. Pjesa më e madhe e kushteve për statusin janë përmbushur,-tha zonja Bregu.