E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO: Obama, vemendje ndaj Afganistanit

Rritja e vemendjes se administrates Obama per Afganistanin, do te inkurajonte aleatet te rritnin numrin e trupave te tyre ne vend. Keshtu eshte shprehur komandanti i operacioneve te NATO-s, gjenerali amerikan, John Craddock.

"SHBA-ja eshte angazhuar te shtoje forcat ne vend dhe shpresoj si rrjedhoje e kesaj edhe shtetet e tjera te rritin numrin e trupave te tyre”, tha ai duke shtuar faktin se aleatet e Uashingtonit nuk kishin te njejtin kapacitet ushtarak si SHBA-ja.

Craddock deklaroi se pavaresisht nga rritja me 73 perqind i trupave te NATO-s, ISAF gjate dy viteve te fundit, aktualisht 50 500 trupa, kishte lindur nevoja per me teper trupa pas rritjes se aktivitetit te rebeleve.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›