NATO: Për një muaj zhdukim Talibanin

Kabul, 19 shkurt, NOA Brenda një muaji si
afat kohor, trupat ushtarake të Aleancës së Atlantikut në frontin luftarak të
Afganistanit mund të arrijnë zhdukjen e Talibanit. Një fakt të tillë e ka
bërë me dije një komandant i NATO-s , sipas të cilit, do të duhen më shumë se
tre javë që trupat e NATO-s dhe ato afgane ta marrin kontrollin mbi bastionin
kryesor të talibanëve në Afganistanin jugor.
Eshtë gjeneral majori Nik Karter, komandant britanik i forcave të NATO-s në
Afganistan, i cili deklaroi se forcave aleate të cilat janë përfshirë në
operacionin Mushtarak, do tu duhen 25 deri 30 ditë më shumë që krejtësisht
ta sigurojnë zonën Marxhah.
Ai tha se kur të sigurohet provinca e Helmandit, atëherë do të duhen edhe tre
muaj të tjerë që të shihet nëse forcat e koalicionit ia kanë dalë në krye që ta
eliminojnë ndikimin e talibanëve dhe ta vendosin kontrollin e autoriteteve
afgane.
n.e/NOA