Rimëkëmbja, Haitit i duhen1.44 miliard USD

Uashington, 19 shkurt, NOA Organizata e Kombeve të Bashkuara ka nisur fushatën më të madhe që i është dashur të ndërmarrë ndonjëherë lidhur me kërkesën për ndihma në kuadër të një vendi të goditur nga fatkeqësitë. Duke ia kaluar madje dhe rastit të tsunamit të shkaktuar në vitin 2004 në rajonin Indonezisë, këtë radhë bëhet fjalë për Haitin e shkatërruar nga tërmeti fatal i gati një muaji më parë.
Sipas ekspertëve të Organizatës së Kombeve të
Bashkuara, nevojiten plot 1.44 miliardë dollarë ndihma ndaj viktimave të
shkaktuara nga tërmeti në Haiti.
Ndërkaq, zyra e OKB-së për Çështje Humanitare tha se donatorët tashmë janë
angazhuar për 673 milionë dollarë, porse këto nuk mjaftojnë aspak për të dalë nga
gjendja e vështirë.
n.e/NOA